E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rëndohet bilanci/ Shembja e galerisë në Tropojë, policia konfirmon vdekjen e 1 minatori
Lajme

Rëndohet bilanci/ Shembja e galerisë në Tropojë, policia konfirmon vdekjen e 1 minatori

Dyshohet për një tjetër, shpëtohen 4 të tjerë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tropojë, ku një galeri e një miniere kromi në fshatin Lajthizë është shembur dhe për pasojë ka humbur jetën 2 minatorë.  Burime për Report Tv bëjnë me dije se nga shembja e galerisë mbetën të bllokuar 6 minatorë, ku 4 prej të cilëve u arritën të nxirreshin të gjallë, ndërsa dy humbën jetën.

Nga viktimat trupi i pajetë i një minatori është nxjerrë, ndërsa po punohet për nxjerrjen e trupit tjetër të pajetë brenda galerisë së shembur.

Galeria ndodhet në Njësia administrative Bytyq, Tropoje. Shembja e galerisë ka ndodhur në mbi 1000 metra thellësi duke vështirësuar punën e ekipeve të kërkim-shpëtimit . Minatori që hubi jetën është 41-vjeçari A.D., banues në Tropojë, ndërsa nuk dihet ende identiteti i minatorit tjetër të vdekur dhe që ndodhet ende brenda galerisë së shembur, sipas Repor TV.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 11:55,  teksa 6 minatorët kanë qenë duke punuar brenda. Policia  e Kukësit deri më tani ka konfirmuar vetëm vdekjen e një minatori, ndërsa thekson se po punohet për shpëtuar dy të tjerët.

Tropojë/ Informacion paraprak i Policisë

Më datë 19.03.2022, rreth orës 11:55, në fshatin Lajthizë është shembur një galeri, ku për pasojë ka humbur jetën një shtetas A. D., 41 vjeç, banues në Tropojë dhe dyshohet se brenda saj janë bllokuar dhe dy punonjës.

Grupi hetimore dhe ambulaca ndodhen në vendin e ngjarjes, për t’ju ardhur në ndihmë personave të bllokuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.