Naftëtarët e Ballshit të cilët prej 11 ditësh ndodhen në grevë urie për shkak të mos marrjes së pagave të prapambetura kanë vendosur të përshkallëzojnë veprimet e tyre, duke parë indiferencën e shtetit.
Sot, përfaqësuesi i tyre Sokol Dautaj ka mbyllur me zinxhir derën e godinës ku ata janë ngujuar dhe nuk lejojnë as shërbim shëndetësor dhe as mediat. Sipas tij, të gjithë naftëtarët do fikin telefonat dhe do të dalin nga greva vetëm me barrela.
“Do të mbyllim dyert e mjediseve ku bëhet greva. Nuk ka asnjë reagim. Jemi të rënduar. Këtu nuk ka shoë. Nga ky komente, nuk do të pranojmë më as shërbim shëndetësor. As media. Do të fikim telefonat. Edhe ujin do ta ndërpresim. Do të kyçim dyer. Vetëm me barrela do dalim që këtu”, ka thënë Dautaj.
Ndërkohë, një grevist tjetër është shprehur se do të vetëflijohen për hir të fëmijëve. “Zotohemi e betohemi përpara flamurit. Do të flijoheni këtu. Per hir të fëmijëve tanë”, ka thënë ai.



