E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reshje intensive dhe shtrëngata! Rrezik edhe për përmbytje
Publik News

Reshje intensive dhe shtrëngata! Rrezik edhe për përmbytje

PARASHIKIMI METEO, e martë 3 Mars 2020. Sipas IGJEUM.

RESHJET

Nesër pasdite (e martë, dt.03) priten reshje shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës dhe intensive në shumicën e qarqeve. Reshjet pritet të jenë të shoqëruara dhe me shtrëngata.

Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve, në mbrëmjen e datës 3 Mars 2020 dhe pjesën e parë të ditës në vazhdim 4 Mars 2020 mund të shfaqen përmbytje lokale me afat të shkurtër.  Në zonat urbane, problemet nga përmbytjet janë të varura nga gjendja e kanalizimeve.

TEMPERATURAT

Nesër (e martë, dt.03) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 12 / 18 °C

në vendet e ulëta: 11 / 21 °C

në vendet malore: 6 / 14 °C

ERA

Nesër (e martë, dt.03) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare për momente deri e fortë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.