E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Revolta studentore në ditën e tretë,bojkot dhe protesta kudo
Lajme

Revolta studentore në ditën e tretë,bojkot dhe protesta kudo

“Do të jetoj në Shqipëri vetëm nëse ikën Rama”/ Gjimnazisti: Do ta djegim Parlamentin; BE-ja bën thirrje për dialog

Protesta e të rinjve në Tiranë është shoqëruar me deklarata të forta dhe tensione, ndërsa Bashkimi Evropian ka dënuar dhunën dhe dëmtimin e pronës publike e private, duke u bërë thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje.

Gjatë tubimit, një gjimnazist i Shkollës Profesionale, në një prononcim për median, tha se protestuesit synojnë të bojkotojnë mësimin dhe të marshojnë drejt Parlamentit. Ai përdori edhe një kërcënim për djegien e godinës.

“Drejtimin e kemi që të bojkotojmë mësimin dhe më pas drejt Parlamentit, do ta djegim! Edhe këta policët të na ndihmojnë, se kanë fëmijët për të ushqyer. Me çfarë do ta mbajnë familjen me 300 mijë lekë? Me çfarë do të ushqehen?”, u shpreh ai.

Gjimnazisti, i cili tha se është në vitin e katërt dhe se ka punuar për të përballuar vështirësitë ekonomike, përmendi çmimet e larta dhe pagat e ulëta si arsye të pakënaqësisë.

“Unë jam gjimnazist, viti i katërt. Kam punuar vetë gjithmonë, se nuk ia dalim dot. Çdo gjë varet nga çmimet e larta, rrogat e ulëta. Do të jetoj në Shqipëri vetëm nëse ikën Edi Rama”, deklaroi ai.

Në reagimin e publikuar më 15 tetor, Delegacioni i BE-së në Tiranë dënoi përshkallëzimin e dhunës dhe shkatërrimin e pronës publike e private. Përfaqësia u bëri thirrje protestuesve të shmangin aktet e dhunshme dhe theksoi se liria e tubimit dhe e shprehjes duhet të ushtrohen në mënyrë paqësore.

“Dialogu konstruktiv mes të gjitha palëve është e vetmja rrugë përpara për të adresuar shqetësimet legjitime”, thuhet në reagimin e BE-së.

Ndërkohë, seanca plenare e parashikuar për sot në orën 10:00 është anuluar. Deputetët e Partisë Socialiste që kishin mbërritur në Parlament janë larguar, ndërsa protestat e dy ditëve të fundit kanë shoqëruar tensione dhe dëmtime të infrastrukturës rrugore e të institucioneve shtetërore, disa prej të cilave janë përfshirë nga flakët. PD mbledh me urgjencë grupin parlamentar në selinë blu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.