E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Revoltohet Fuga: Ky është virusi i ekonomisë, ore ti  trap!
Publik News

Revoltohet Fuga: Ky është virusi i ekonomisë, ore ti trap!

Profesori i mirënjohur, akademiku e filozofi Artan Fuga, është shprehur i revoltuar për mënyrën se si po e manaxhon qeveria situatën e krijuar si pasojë e koronavirusit.

Fuga thotë se qeveria duhet të nxisë kërkesën në treg, jo ofertën, pasi konsumatori shqiptar nuk mund ta përballojë këtë. Kësisoj, pedagogu i njohur i bën apel qeverisë që të rrisë pagat, e jo t’i përgjysmojë ato.

“Ky është virusi i ekonomisë pas koronavirusit, ore ti i ekonomisë, o trap”, shkruan Fuga në facebook, duke lënë të kuptohet se pas krizës shëndetësore, do të jetë kriza ekonomike ajo që do të “godasë” njerëzit.

Postimi i plotë

Qeverrrrrrria të nxisi kërkesën në treg, jo ofertën përballë një konsumatori me xhepa të grrisur

Qeverrrria të financojë konsumatorin masiv, aksionerin masiv që duhet krijuar tani urgjent dhe jo nesër, shtresat në nevojë, të rrisi pagat dhe jo t’i përgjysmojë ato me tip nismash revolucionare si në vitin e mbrapshtë 66 dhe 68, të detyrojë rritjen e pagës minimale, të japi shërbime publike dhe të nxisë kantieret publike. Të stimulojë bujqësinë, blegtorinë, artizanatin, industrinë përpunese të lëndëve të para, sipërmarrjet e mesme prodhuese, etj.

Qytetarë mos t’i lemë ca birbo gjoja ekonomista që kanë shitur shpirtin te ca biznese të falimentuara, pa dobi shoqërore, kurse mendjen as e kanë pasur ndonjëherë në vend!

Ashtu përballet kriza jo me hua që marrin bizneset e mëdha apo nga PPP që jepen duke rënduar taksat dhe duke përkesësuar borxhin publik.

Ky është liberalizëm i ndershëm dhe jo maskarallik.

Sepse tregun e komandon konsumatori me kërkesën e vet, joà ta drejtojë qeverrrria me ca oligarkë të lidhur me të që e komandojnë ekonominë me teke të ardhura nga qejfi i tyre, duke e zëvendësuar konsumatorin e lirë, kërkesën e lirë në treg, me urdhërin e xhandarit që mbledh taksa.

Kemi zhdukur konsumatorin dhe zëvendësuar me taksapaguesin brrekçjerrë!

Ky është virusi i ekonomisë pas koronavirusit ore ti i ekonomiiisë, o trap !

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.