E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rezoluta e mandaton Alibeajn deri në fund të zgjedhjeve lokale 2023
Lajme

Rezoluta e mandaton Alibeajn deri në fund të zgjedhjeve lokale 2023

Enkelejd Alibeaj do të jetë kryetari i ri i përkohshëm i Partisë Demokratike. Fitimi i postit të ri të tij u bë edhe më i lehtë pas tërheqjes së Jorida Tabakut nga synimi për të marrë kryesimin e PD-së pas dorëheqjes së Bashës.

Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, thirri dje në takim pas dorëheqjes së Bashës, dy nënkryetarët në detyrë, Alibeaj dhe Tabakun, si dhe kryetaren e Këshillit Kombëtar. Në përfundim, Bardhi lajmëroi se nënkryetarja Jorida Tabaku kishte hequr dorë nga e drejta për të garuar për të drejtuar për pak kohë PDnë. Në këtë mënyrë, nënkryetari tjetër Enkelejd Alibeaj, bëhet automatikisht kryetar pa pasur nevojën e mbledhjes së Kkëshillit Kombëtar.

“Pasi jam njohur me deklaratën e kryetarit të Partisë, z. Lulzim Basha, se ka vendosur të hedhë një hap pas duke u dorëhequr nga detyra e kryetarit të PD-së për të ndihmuar në ringritjen e PD-së, kam thirrur në një takim urgjent pune për të diskutuar për situatën nënkryetarët e Partisë znj. Jorida Tabaku dhe z. Enkelejd Alibeaj, si dhe kryetaren e Këshillit Kombëtar të PD-së znj. Arta Sakja.

Në mbështetje të Statutit të Partisë dhe për të mos krijuar asnjë vakum në drejtimin e Partisë në këtë moment të vështirë dhe specifik, kam konsultuar të dy nënkryetarët me qëllim paraqitjen për zgjedhjen menjëherë nga Këshilli Kombëtar të komandimit të njërit prej tyre për drejtimin e partisë.

Në takim kam marrë konfirmimin e nënkryetares znj. Tabaku se heq dorë nga e drejta statutore për t’u propozuar në Këshillin Kombëtar për drejtimin e partisë. Për pasojë, në përputhje me nenin 46 të statutit, drejtimi i partisë në këtë periudhë tranzitore, deri në vendimmarrjen e institucioneve të partisë, do të behet nga nënkryetari i Partisë dhe Kryetari i Grupit Parlamentar z. Enkelejd Alibeaj”, njoftoi sekretari i Përgjithshëm i PD-së.

Sipas nenit 46 pika 4 e statutit në fuqi të PD-së, numri dy i PDsë thërret Këshillin Kombëtar për të votuar një nga nënkryetarët në fuqi nëse kryetari jep dorëheqjen. “Kryetari i Partisë gjatë veprimtarisë së tij të përditshme i cakton detyra dhe fusha të caktuara përgjegjësie Nënkryetarëve të Partisë. Në mungesë të zgjatur të kryetarit dhe me autorizim të tij, njëri prej tyre zëvendëson Kryetarin.

Në mungesë të këtij autorizimi, duke përfshirë rastet e dorëheqjes nga detyra të kryetarit, sekretari i Përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar, i cili komandon nënkryetarin që do të drejtojë Partinë deri në rikthimin e kryetarit në detyrë apo zgjedhjen e kryetarit të ri”, thuhet në pikën 4 të nenit 46 të statutit të PD-së.

REZOLUTA

Ndërkohë, një grup prej afro 20 deputetësh, 17 prezentë dhe 3 që konfirmuan te z. Bardhi miratuan një rezolutë ku në pikën 2 i kërkonin kolegëve të tyre të pezulluar që të ushtronin presion pozitiv te Berisha që të tërhiqej e të ndihmonte në bashkimin e PD-së.

“Grupi Parlamentar i PD-së vlerëson aktin e dorëheqjes së kryetarit të PD-së në funksion të zgjedhjes së problematikës, që ka shkaktuar një përçarje të thellë nga qendra në bazë;

Grupi Parlamentar i bën thirrje anëtarëve të pezulluar të grupit të PD-së që të ofrojnë të njëjtin mekanizëm për tërheqjen e zotit Berisha, që duhet të distancohet nga vendimmarrja në PD, duke u bërë pjesë e zgjidhjes për të shmangur përçarjen dhe për të bërë të mundur bashkimin e demokratëve. Kërkojmë respektimin e vlerave dhe parime e statutore të PD-së për shmangien e pasojave të deklaruara publikisht nga SHBA-ja; Grupi Parlamentar shpreh gatishmërinë për të negociuar me anëtarët e pezulluar të Grupit Parlamentar për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për t’i hapur rrugë bashkimit.

Grupi ngarkon strukturat përgjegjëse për të pranuar një grup për të lehtësuar ndërmjetësimin; Grupi vlerëson se pas dakordësisë i hapet rruga për: -Ndërmarrjen e një fushate ndërgjegjësuese në bazë për bashkim; Përgatitjen e partisë për zgjedhjet lokale;- Përgatitjen e kushteve të nevojshme për zgjedhje menjëherë pas zgjedhjeve lokale”, shkruhej në rezolutën e lexuar publikisht nga Alibeaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.