E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Riatdhesohen nga Franca dhe Gjermania 104 shtetas shqiptarë
Publik News

Riatdhesohen nga Franca dhe Gjermania 104 shtetas shqiptarë

Nuk kanë respektuar rregullat e qendrimit në hapësirën SCHENGEN, si dhe nga ata që kanë kërkuar azil në këto vende të BE-së.

Mesa duket koronavirusi ‘nuk i ka ndaluar’ autoritetet përkatëse të kryejnë riatdhesimin e 104 shqiptarëve përmes dy fluturimeve charter.

WhatsApp_Image_2020-03-10_at_16.55.37_1.jpeg

Në orën 13:30 u kthyen nga Franca 48 shqiptarë, mes tyre 5 nga Belgjika. Në orën 14:45 u riatdhesuan 56 shtetas të tjerë shqiptarë nga Gjermania.

WhatsApp_Image_2020-03-10_at_16.55.38.jpeg

Njoftimi i policisë

Rinas

Vijojnë operacionet e riatdhesimit nga vendet e BE-së.

Gjatë dy operacioneve të zhvilluara ditën e sotme, riatdhesohen nga Franca dhe Gjermania 104 shtetas shqiptarë, të cilët kishin shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen dhe kishin kërkuar azil.

Në vijim të operacioneve të përbashkëta të riatdhesimit, të zhvilluara nga Policia Kufitare shqiptare, në bashkëpunim me Frontex-in dhe vendet e BE-së, për riatdhesimin e të gjithë atyre shtetasve të cilët nuk kanë respektuar rregullat e qëndrimit në hapësirën SCHENGEN, si dhe një pjesë e tyre kanë kërkuar dhe azil, sot janë realizuar dy fluturime charter.

Rreth orës 13:30 u riatdhesuan me fluturim charter nga Lille, Francë, 48 shtetas shqiptarë, nga të cilët 43 nga Franca dhe 5 nga Belgjika.

Gjithashtu, po sot, rreth orës 14 : 45, u riatdhesuan me fluturim charter nga Gjermania, 56 shtetas shqiptarë, të cilët kishin kërkuar azil në Gjermani.

Pas intervistimeve të thelluara, të zhvilluara nga specialistët e Policisë Kufitare Rinas, në kushte të rrepta të marra për parandalimin e përhapjes së virusit, të gjithë shtetasit e riatdhesuar janë lënë të lirë.

Të gjithë këta shtetas, në zbatim të urdhrit nr. 641, të Ministrit të Brendshëm, lëshuar më datë 20.12.2019, nuk lejohen më të udhëtojnë në vendet e BE-së, për tre vjet, që prej datës së kthimit deportiv.

Operacionet e riatdhesimit do vijojnë edhe në javët e ardhshme dhe Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë edhe njëherë për të gjithë shtetasit shqiptarë që të respektojnë me rigorozitet rregullat për  të lëvizur dhe qëndruar në vendet e BE-së dhe të mos tentojnë e të mos bëjnë asnjë shpenzim për të kërkuar azil, pasi shanset për ta fituar atë janë zero.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.