E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Richard Grenell : Blinken veproi për Berishën si agjent i Sorosit
Publik News

Richard Grenell : Blinken veproi për Berishën si agjent i Sorosit

Ambasadori Richard Grenell ka publikuar një analizë në faqen e Qendrës Amerikane për Ligj dhe Drejtësi, ku thekson se nuk ka asnjë provë ndaj vendimit të DASH për Sali Berishën.

Grenell, që shihet gjerësisht si ministri në hije i DASH i Partisë Republikane, thotë se vendimi ndaj Berishës u mor nga Sekretari Antony Blinken vetëm si hakmarrje e miliarderit të majtë, George Soros. Më tej Grenell thekson se Blinken po vepron si agjent i Soros në Ballkan. “Administrata e Biden është kalamendur sërish duke krijuar një tjetër fiasko ndërkombëtare, këtë herë është Sekretari i Shtetit Blinken që kryeson akuzën për ndërhyrje në politikat zgjedhore, duke e përqendruar vëmendjen e tij te ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha.

Për ata që nuk e njohin politikën ballkanike, zoti Berisha është një njeri me një të kaluar dinamike, një kundërshtar i vendosur i komunizmit, themelues i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe mik i Amerikës. Pas një karriere të gjatë për të rikthyer Shqipërinë në dritë pas shtypjes komuniste, zoti Berisha është tërhequr kryesisht nga pjesëmarrja e drejtpërdrejtë në politikë, duke preferuar të ndihmojë në promovimin e konservatorëve me të njëjtat mendime dhe politika anti-socialiste. Por Sekretari Blinken tronditi rajonin në maj duke shpallur sanksione udhëtimi, në dukje të pabaza, kundër zotit Berisha dhe familjes së tij të ngushtë, duke i ndaluar hyrjen në SHBA,” shkruan Grenell.

Më tej ai thekson se edhe pse kongresmeni Lee Zeldin ka kërkuar prova për këtë vendim, Blinken nuk ka ofruar asgjë. “Aktualisht e vetmja provë që dimë ne është kundërshtimi i vendosur i Berishës ndaj ndërhyrjes politike të Soros, të cilin Berisha e ka denoncuar për anashkalim të sundimit të ligjit dhe për ndikim informal në të gjithë rajonin e Ballkanit,” thekson Grenell. Më tej Grenell shkruan se ai vetë nuk ka parë asnjë provë të tillë, edhe pse ka qenë drejtues i Inteligjencës Kombëtare amerikane. Nëse ka ndonjë të tillë, Grenell thotë se Blinken duhet t’i drejtohet Kongresit. “Është koha që Kongresi të kërkojë provat për sanksionet shqiptare, që Blinken tha se i kishte. Unë personalisht nuk i kam parë kurrë dhe jam përqendruar në çështjet e Ballkanit si drejtor në detyrë i Inteligjencës Kombëtare”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.