E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rikonstruksioni i “Akuadromit”/ Veliaj shpall fitues ofertën më të lartë!
Lajme

Rikonstruksioni i “Akuadromit”/ Veliaj shpall fitues ofertën më të lartë!

S’kualifikon 10 nga 11 firma në garë, s

Një skemë e pastër korrupsioni! E tillë është procedura për tenderin e rikonstruksionit të kompleksit të Pishinave, ose siç njihet ndryshe “Akuadromi”.

Institucionet e varësisë së Bashkisë së Tiranës kanë zbatuar një aferë të madhe, e cila filloi me nxjerrjen në ankand të këtij kompleksi dhe më pas shpallja e tenderit të rikonstruksionit. Ankandi i dhënies me qira ka mbetur pezull, teksa forcat e vartësve të Veliajt janë përqendruar te rregullimi i ambienteve, me qëllim që ai që do ta marrë me qira (koncesion) ta ketë gati dhe të mos shpenzojë asnjë kacidhe.

Duket se letrat janë kopsitur, madje edhe është paracaktuar fituesi. Sipas dokumenteve që disponin redaksia e BoldNews.al, Qendra Sportive Tirana ka shpallur fituesin e tenderit për rikonstruksionin e kompleksit Pishina dhe kompleksit Dajti. Dy tendera të ndryshëm, por të dy të fituara nga të njëjta firma. Dyshimet më të mëdha janë të procedura e rikonstruksionit të “Akuadromit”, ku nga 11 firma në garë, 10 u s’kualifikuan, duke shpallur fitues ofertën më të lartë.

Shpallja e fituesit të tenderit për rikonstruksionin e kompleksit “Pishina” dhe kompleksit “Dajti”

Dokumenti i mësipërm është shpallja e fituesit të tenderit të rikonstruksionit. Fillon me lotin e parë, “rehabilitimi i ambienteve tek kompleski ‘Fushat Sportive Pishinat’ dhe vijon me lotin e dytë ‘rehabilimi i ambienteve tek kompleksi ‘Dajti’”. Loti i parë, “rehabilitimi i ambienteve tek kompleksi fushat sportive pishinat” kishte një vlerë prej 28.023.943 lekë pa TVSH. Firma “2 N” ofroi 23.800.000 lekë, “2 Z Konstruksion” 20 milionë lekë. Firma fituese e këtij tenderi, bashkimi i operatorëve ekonomikë, shoqëria “Pepa Group Group” me 90% të kuotave, me shoqërinë “Active” me 10% të kuotave kishin një ofertë 25.945.192 lekë pa TVSH. Ndërkohë, që oferta e “AIDA CONTRUKSION” ishte 22,442,766 lekë, “BE – IS” me vlerë 23,624,939 lekë, “BEQIRI” me vlerë 21 milionë, e kështu me radhë. Të 10 ofertat e tjera ishin më të ulta se ajo e fituesit.

Nga 11 firma në garë, vartësit (mjeshtrat) e Veliajt s’kualifikuan 10 ofertat më vlera më të ulëta

Por, pas dhënies së ofertave, filloi edhe skema kriminale e vartësve (mjeshtrave) të Veliajt. Ata s’kualifikuan me radhë plot 10 ofertat më të ulta. Në njoftimet e mësipërme nuk jepen shpjegime të hollësishme se përse janë skualifikuar, por vetëm fjalia “nuk ka depozituar dokumentacion sipas kërkesave të DST-së”. E njëjta fjali përsëritet plot 10 herë.

Ndërkohë, në të njëjtin dokument, është edhe shpallja e fituesit të lotit të dytë,  “rehabilitimi  i ambienteve tek kompleksi ‘Dajti’, me fond limit 37.458.327 lekë. Edhe në këtë rast, është përdorur e njëjta skemë; nga 13 firma në garë, 12 janë s’kualifikuar, duke shpallur sërish fitues bashkimin e operatorëve “Pepa Group Group” me shoqërinë “Active” me vlerë totale 33,735,497. Në këtë rast, oferta e fituesve ishte e dyta më e lartë, ndërkohë që 11 të tjerat kishin vlerë më të ulët. Por sërish të tjerat i s’kualifikuan. Arsyet; Nuk kanë depozituar dokumentacion sipas kërkesave të DST-së!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.