E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rikthehet  Eduard Halimi,Basha  i ngarkon detyrën e rëndësishme për zgjedhjet e 25 prillit
Publik News

Rikthehet Eduard Halimi,Basha i ngarkon detyrën e rëndësishme për zgjedhjet e 25 prillit

Ish-ministri i drejtësisë Eduard Halimi është rikthyer në Partinë Demokratike pas një periudhe të gjatë jashtë politikës.

Emri i tij nuk pritet të jetë në listat e kandidatëve për deputetë, por do të mbajë postin e Koordinatorit të Posaçëm Politik në Partinë Demokratike.

“Pranova ftesën e Bashës, nuk do të kandidoj për deputet por do të merrem me çështjet zgjedhore. Do të koordinoj punën e drejtuesve politikë të Partisë Demokratike në 12 qarqet e vendit”, mësohet të ketë thënë Halimi, i cili ka mbajtur postin e ministrit të Drejtësisë nga 2011 në 2013.

Për disa vite Halimi u tërhoq nga politika duke u angazhuar në studion e tij ligjore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.