E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rikthehet ‘Të Paekspozuarit’ e Ylli Rakipit, televizioni ku mund ta ndiqni
Publik News

Rikthehet ‘Të Paekspozuarit’ e Ylli Rakipit, televizioni ku mund ta ndiqni

Emisioni “Të Paekspozuarit” nga gazetari Ylli Rakipi, do të rikthehet së shpejti në ekranin e MCN TV. “Të Paekspozuarit”, është një format televiziv me fokus në gazetarinë investigative dhe temat e aktualitetit politik.

Që prej vitit 2015, në këtë emision, janë publikuar investigime të disa prej aferave korruptive më tronditëse, duke i shërbyer interesit të gjerë publik

Emisioni do të vijojë me të njëjtin format, me investigime, intervista ekskluzive, analiza dhe komente nga gazetarët dhe opinionistët më të njohur në vend dhe do të transmetohet dy herë në javë, çdo të hënë dhe të enjte, në orën 20:45.

MCN TV mund të ndiqet në: Tokësor – kanali 38, Digitalb Satelitor – kanali 48, në platformat Tibo, Albtv, Abcom, Ipko, në aplikacionin “KLANI IM”, si edhe në rrjetet sociale.

Na ndiqni së shpejti, me shumë surpriza!

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.