E diel, 1 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rogerti rrëfen prapaskenat e BB-VIP: Miri kishte në dorë që të mbyllte programin, e mashtruan!
Lajme

Rogerti rrëfen prapaskenat e BB-VIP: Miri kishte në dorë që të mbyllte programin, e mashtruan!

Rogert Sterkaj, i njohur si “La Bomba”, ka vijuar me deklarata të forta në podcastin “OFFSIDE”, ku këtë herë ka ndarë detaje nga një situatë që ai e cilëson si të padrejtë dhe të manipuluar.

Në rrëfimin e tij, Sterkaj tregon një moment tensioni gjatë një situate ku, sipas tij, vendimet nuk ishin më në dorën e tij, por të një personi tjetër.

“Kur erdhi nana e shoqes huj’, i tha dil e nuk doli një orë e gjysmë. I thashë: ‘Mirë, ça bëjmë, e ke ti në dorë… çohemi?’ Se e kishin mashtru të shkretin. Aty duhej me dal ai. Ec e vazhdo,” u shpreh ai.

Sipas “La Bombës”, nëse ai do të kishte reaguar ndryshe dhe do të ishte larguar, situata do të kishte përfunduar në disavantazh për të.

“Po ta lija unë vetëm, humbja unë… por s’jam unë… e kishte Miri në dorë,” shtoi Sterkaj, duke lënë të kuptohet për një ndikim të fortë të faktorëve të tjerë në vendimmarrje.

Ai shprehu gjithashtu dyshime të forta për mënyrën si është trajtuar në raport me votat, duke deklaruar se i ishte krijuar bindja se nuk kishte mbështetje.

“Mua më kanë bërë me besu se s’kam pas asnjë votë, vëlla,” tha ai.

Deklaratat e tij hedhin hije dyshimi mbi transparencën e situatave të përjetuara dhe pritet të nxisin reagime në rrjet, ndërsa “La Bomba” vazhdon të mbetet një nga zërat më të drejtpërdrejtë dhe polemikë në daljet publike.

KLIKONI KËTU PËR TË PARË EPISODIN E PLOTË TË ROGERTIT NË OFFSIDE

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.