Kam fillu me dyshu te njerëzit që nuk pinë kafe
Publikuar nga Andi Myrta
Jo për kafenë. Për ngutjen.
Se kafja është një prej atyne pak gjanave që ende ta jep një arsye krejt legjitime me u ulë e mos me prodhu asgjë. Me pritë dikë. Me folë gjatë për një send të parëndësishëm. Me e ndërru temën pesë herë. Me humbë 20 minuta dhe mos me pasë asnjë rezultat për me raportu në fund.
Ndoshta prandaj qytetet që më pëlqejnë kanë gjithmonë kafene të mira. Jo domosdoshmërisht kafe të mirë. Kafene të mira. Ka dallim.
Vende ku ende lejohet me ndejtë. Me pa njerëz. Me dëgju biseda që s’të përkasin. Me e lanë ditën me ndodhë pak vetë, pa e organizu deri në minutën e fundit.
Mundësisht pa telefon mbi tavolinë.
Se edhe kjo është bërë pak qesharake. Takohemi për kafe me dikë që e kemi përballë dhe kalojmë gjysmën e kohës duke pa çka kanë bo njerëzit që s’i kemi aty. E fotografojmë kafenë para se me e pi, i përgjigjemi një mesazhi “urgjent” që s’ka qenë urgjent hiç dhe, diku mes dy notifications, e pyesim tjetrin: çka ishe tu thonë?
Kemi aq frikë mos po na ikë diçka në telefon, sa shpesh na ikë ajo që po ndodhë në tavolinë.
Prandaj, kafe. Me njerëz. Me muhabet të gjatë. Me pak humbje kohe.
Edhe telefonin në çantë.
*Këshilltare e Edi Ramës
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



