E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Romanca e pisët e politikës! Protestues natën, ortakë të pushtetit ditën
Lajme

Romanca e pisët e politikës! Protestues natën, ortakë të pushtetit ditën

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka komentuar me ironi tubimin e opozitës të mbajtur një ditë më parë.

Ai thekson se ndërsa dje partitë opozitare thërrisnin për largimin e Ramës, sot përfaqësuesit e PD-së dhe PS-së u ulën së bashku në tryezën e Reformës Zgjedhore.

“Sonte protestojnë për t’i ‘shkarkuar’ nga qeveria, të nesërmen ulen si dy partnerë të afërt për të ndërtuar një reformë që garanton qëndrimin e tyre sa më gjatë në pushtet.

Që prej vitit 2008, ndryshimet zgjedhore janë bërë me të njëjtët pazare, duke siguruar mbijetesën politike të Ramës e të PS-së, por edhe të një pjese të të ashtuquajturës opozitë, e cila mendon vetëm për interesat e veta,” shkruan Murrizi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.