Romela Begaj ngre librin e shenjtë: Betohem mbi Kuran dhe nënën time që jam e pastër!
Peshëngritësja Romela Begaj është përlotur gjatë konferencës për shtyp duke u betuar mbi librin e shenjtë, Kuran se ishte e pastër dhe se nuk kishte përdorur aqsnjë substancë të ndaluar.
‘Besoj në Zot dhe betohem mbi Kuranin se jam e pastër dhe se duart e mia nuk kanë prekur asnjë substancë të ndaluar. Betohem edhe mbi dy personat më të shtrenjtë në jetën time, nënë dhe motrën time.
Këtu nuk ka shtet. Kam sakrifikuar dhe kam
derdhur gjak për këtë sport. Ka ndodhur që unë mora medaljen, më vjen keq që jemi bota e tretë dhe munda botën e parë. Jam e pastër, jam e gatshme si dhe herën e parë që më është akuzuar kjo substancë e qelbur.’
Begaj mori medalje ari dhe argjendi në botërorin e Peshëngritjes në SHBA, por doli pozitive në testin anti-doping.
Pas Testit B që u zhvillua në Kanada, ajo rezultoi sërish pozitive dhe tashmë rrezikon përjashtimin 8 vite nga peshëngritja.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



