E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Roza Lati, pas ndërhyrjes në gjoks, rrëfen ndjesitë e para: Sikur ta dija se si ishte…
Lajme

Roza Lati, pas ndërhyrjes në gjoks, rrëfen ndjesitë e para: Sikur ta dija se si ishte…

Pak ditë më parë, Roza Lati, moderatorja dhe vajza e aktores së njohur Rita Lati, iu nënshtrua një ndërhyrjeje për zmadhimin e gjoksit, i cili është përfolur aq shumë si para ashtu edhe pas ndërhyrjes. Ajo nuk e ka aspak problem të tregojë karakterin e saj “moskokëçarës” sa herë i jepet mundësia, por e ftuar në emisionin “Rudina”, Roza ka treguar edhe merakun e vogël që i mbeti pas kësaj.

E pyetur se si ndihet tani që masës i ka shtuar edhe një numër, Roza tregon se akoma nuk e ka kuptuar këtë plotësisht: “Mami më thoshte që me gjoks të madh do të ndihesh më feminile, kishte ardhur koha të hiqja dorë nga të bërit fëmija i keq, por unë akoma nuk e kuptoj dot plotësisht, sepse kam akoma pak dhimbje. Pres të marr veten plotësisht për ta kuptuar”, – tregon ajo. Qëllimi i vërtetë i kësaj ndërhyrjeje?  “Unë jam personazh publik, jam në showbiz dhe bëj përpjekje maksimale për t’u përmirësuar dhe për t’u dukur bukur para publikut. Akoma nuk e kam ndier, se koha është shumë e shkurtër, por pres të kem një pamje më të bukur me dekolte.

?do gjë e bëj në të mirë të profesionit tim…” – tregon Roza. Megjithatë, nuk lë mënjanë as sikletet e ditëve të para. Ajo tregon se e ëma, aktorja e njohur Rita Lati – një ndër nxitëset më të mëdha për këtë ndërhyrje – e ka ndihmuar shumë ditët e para kur ishte akoma e fashuar. Por nuk nguron të tregojë edhe një “pendesë” të vogël: “Kam pasur akoma dhimbje… Aq sa thosha me vete: o Zot, pse nuk më tha njeri sa shumë dhemb? Sikur ta dija kështu, nuk do ta kisha bërë… “ – shton ajo, por pa mohuar se tani ndihet më feminile dhe më bukur me dekolte. Vetëm se… re?ipetat ende nuk i ka ndërruar, përve? disave që ia kanë bërë dhuratë mikeshat: “Pres të më kalojë faza e enjtjes dhe pastaj të shoh sa është numri i ri…”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.