Rrahën brutalisht punonjësin, zbardhet dëshmia e dy autorëve
Është zbardhur dëshmia e dy personave që dhunuan një 61-vjeçar në Vlorë, ngjarje që ndodhi ditën e djeshme.
Sipas policisë, viktima është Kozma Kukli, punonjës i pastrimit në Bashkinë e Vlorës, i cili u sulmua fizikisht nga dy persona për motive të dobëta. Të dyshuarit janë Ermal Sakaj, 37 vjeç, dhe Kaludio Nurçaj, 30 vjeç, të cilët kanë precedentë kriminalë.
Sipas versionit të dhënë nga të rinjtë, 61-vjeçari Kukli dyshohet se ka goditur me biçikletë furgonin e tyre në pjesën e derës, duke shkaktuar përplasje me mjetin. Ata deklaruan gjithashtu se Kukli i ka ndjekur me biçikletë më pas.
Këto deklarata janë dhënë në Prokurorinë e Vlorës dhe janë pjesë e hetimeve në vazhdim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



