E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrëfime nga të mbijetuarit e kujdesit intensiv kundër Covid-19
Lajme

Rrëfime nga të mbijetuarit e kujdesit intensiv kundër Covid-19

Dy të mbijetuar nga infeksioni koronavirus që iu është dashur të qëndrojnë në reparte të kujdesit intensiv, kanë ndarë përvojën e tyre në luftën kundër sëmundjes.

Matt Dockray, 39 vjeç, e përshkroi sëmundjen si “përvoja më e tmerrshme që mund të kaloni” kur u shfaq në emisionin e mëngjesit “Good Morning Britain”.

26899898-8195085-Matt_Dockray_spent_a_week_in_intensive_care_fighting_the_coronav-a-2_1586273917698

“Është një përvojë e tmerrshme, e tmerrshme. Ndjehesh shumë i vetmuar. Nuk mund të kesh afër asnjë shok ose familjar atje, kështu që nuk e ke atë mbështetje emocionale, personale e cila i ndihmon në kohët më të vështira”.

Dockray, nga Marlow, Buckinghamshire, tregoi në “Good Morning Britain” për llojin e trajtimit që mori kur ishte në kujdesin intesiv, ICU, për një javë.

Ai tha: “Gjëja kryesore është marrja e oksigjenit në sistemin tuaj, unë po supozoj se Kryeministri Boris Johnson është në atë fazë tani, ata regjistrojnë nivelin e oksigjenit tuaj, e fillojnë në nivel kritikisht të ulët. E nisin me një maskë të rregullt, pastaj provojnë të gjitha llojet e ndërhyrjeve të ndryshme dhe mënyrat për të futur 100% të oksigjenit në trup”.

Dockray, i cili tani po rikuperohet në shtëpi, kaloi një javë në një dhomë të izoluar, ku tha se ai pa pacientë të të gjitha moshave. Ai pranoi se kishte momente të errëta ndërsa luftonte për të kapërcyer virusin kërcënues për jetën, duke thënë: “Ishte një pikë ku fillon të humbasësh shpresën dhe mendon se kaq ishte, sepse e ke parë këtë në TV, ke parë pamjet e situatës së Italisë. Në kokën time ajo ishte koha për të thënë: Duhet të luftosh aq sa mundesh”.

Ai shtoi se “Të shkosh nga ai ekstrem disa javë më parë, nga ICU për një javë dhe të dalësh duke marrë frymë, duke folur, është një testament që mund ta arrish në atë pikë. Ka njerëz që kanë qenë në ato ventilatorë për shumë më gjatë dhe ata kanë dalë dhe kanë jetuar për të treguar historinë. Ka mjaft prej nesh që kanë dalë nga spitali që vërtetojnë se mund të ktheheni në normalitet. Ende ka një rrugë të gjatë shërimi, duhen rreth gjashtë deri në tetë javë, por mund të ulem këtu dhe të tregoj historinë time dhe të luftoj kundër kësaj”.

Kur mbërriti në shtëpinë e tij në Marlow, Dockray tha se kishte “shumë lot dhe emocione”, pasi përqafoi gruan dhe fëmijën e tij, ndërsa kuzhinieri i famshëm, Tom Kerridge i dërgoi atij një paketë të veçantë dhuratash për ta ndihmuar të festonte momentin.

Duke zgjedhur të ofrojnë një mesazh shprese, i mbijetuari tjetër, Andrew Hodge tha: “Dua që njerëzit të kuptojnë se mund ta mbijetojnë këtë”.

Hodge, inxhinier elektrik që kaloi gjashtë ditë në kujdesin intensiv, tha: “Unë nuk dua ta zvogëloj seriozitetin e sëmundjes, por dua që njerëzit të kuptojnë se mund ta mbijetojnë këtë. Ka kaq shumë komunikim negativ në lidhje me sa njerëz kanë vdekur, në krahasim me sa kanë mbijetuar”.

Ai vlerësoi trajtimin dhe kujdesin që mori gjatë 10 ditëve në Spitalin e Shën Pjetrit në Chertsey, duke e përshkruar ekipin atje si “fenomenal dhe të vëmendshëm”.

Hodge shprehu mirënjohjen ndaj një infermiereje në spital në Aspen, që thjesht i kishte mbajtur dorën për pak kohë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.