E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrëfimi i banores së pallatit ku ndodhi shpërthimi i tritolit në Fier: Ishte zhurmë e fortë, u trembëm shumë
Lajme

Rrëfimi i banores së pallatit ku ndodhi shpërthimi i tritolit në Fier: Ishte zhurmë e fortë, u trembëm shumë

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:40 në lagjen “8 Shkurti” në Fier, në katin e katërt të një pallati.

Lënda plasëse ishte vendosur jashtë derës së një apartamenti, i cili ishte në pronësi të qytetarit me inicialet A. H., që prej vitesh jetonte në Itali. Në rrëfimin e saj, një banore e këtij pallati tha se pronari i apartamentit jetonte prej shumë vitesh me vajzat e tij jashtë dhe se kthehej vetëm në verë.

“U trembëm shumë. Asqeriu jeton jashtë shtetit, në Itali. Ka 3 vajza. Ishte këtë behar këtu. Shtëpia ishte me plaçka. Ishte një zhurmë e madhe. U ngrita bashkë me çunin, thamë ça ndodhi. Nuk kemi ashensor, por një derë hekuri. Ajo ishte prishur. Dolën të gjithë banorët jashtë të tmerruar. Asqeriu është burrë shumë i mirë, është rreth 90 vjeç. S’kemi parë gjë njerëz të dyshimtë. Ata po bëjnë vite në emigracion, vinë verë për verë. çupat i ka të martuara, s’ka borxhe. Është alamet burri, ça borxhliu.”, tha banorja e pallatit.

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 21:40, në lagjen “8 Shkurti” në katin e katërt të një pallati, në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetasit A. H., (në të cilën nuk banon njeri pasi ndodhen jashtë shtetit) ka plasur një sasi e vogël dyshohet lënde plasëse.

Për pasojë është dëmtuar dera e kësaj banese.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Fier po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.