“Rregullorja e Kuvendit si letër higjienike, por ta kishit bërë më të hollë”
Korreshi “thumbon” Peleshin për IPARD dhe rolin e opozitës
Një debat i fortë dhe me nota të theksuara ironie u regjistrua në seancën plenare, ku deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, u përplas drejtpërdrejt me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi. Në fjalën e tij, Korreshi hodhi akuza ndaj mazhorancës, duke theksuar se opozita nuk është në shërbim të drejtuesve të Kuvendit dhe duke kundërshtuar deklaratat për hapjen e fondeve IPARD.
Ai kritikoi mënyrën e zhvillimit të seancave dhe përdori një gjuhë të fortë për të denoncuar, sipas tij, mungesën e seriozitetit dhe transparencës nga ana e qeverisë.
DEBATI
Korreshi: E mira është që të marrësh dhe pak vesh këtej nga salla, se për ty po flasim. O shoku kryetar, alo…alooo. Shoku kryetar…
Peleshi: Shokun kryetar shko takoje aty ku ke shokët. Këtu nuk është seanca e Koncertit Folklorik.
Korreshi: Kur flasim drejtohemi me ju-ty, juve-ju për këtë rregullore se e votuam me pompozitet. Nëse e keni bërë për letër higjienike, ta bëni më të hollë se na gërric. Na bëni në mëngjes, orë pilafi, sot ditë ligjesh, kur ka seancë. I dini ku këto gjëra që ndodhin ën Kuvend? Vini këtu dhe na mallëngjeni! S’jemi punonjësit tuaj, nëse jua kanë thënë, ju kanë gënjyer. Opingat do të hapen fondet e IPARDIT. Ndaj këto përrallat mos na i tregoni neve. E di si shmanget retorika, kur Marta Kos mos të bëhet dhallë, të flasë tamam. Ndaj mos të na tregoni përralla me mbret. Ky nuk është parlament dhe ne nuk jemi punëtorët tuaj. Ato ligjet që kemi ne, rrëzojeni, por duhet të jenë këtu në Kuvend.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



