E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rreziku i përditshëm nga autobusët e Nadir Çaushollit dhe indiferenca e shtetit
Lajme

Rreziku i përditshëm nga autobusët e Nadir Çaushollit dhe indiferenca e shtetit

Përtej vonesave të përditshme, autobusët “Green Line” të Tiranës po shndërrohen në një rrezik serioz për qytetarët. Aksidenti i mbrëmjes së djeshme, i ndodhur pranë “Pallatit me Shigjeta”, ka vënë sërish në qendër të vëmendjes situatën alarmante të sigurisë në transportin urban.

Aksidenti: 4 persona të plagosur, përfshirë një 18-vjeçare me biçikletë

Autobusi i linjës “Green Line”, në pronësi të Nadir Çaushollit, humbi kontrollin, u përplas me trafikndarësen dhe devijoi në korsinë tjetër të rrugës. Si pasojë, disa qytetarë mbetën të lënduar, ndërsa katër prej tyre u dërguan me urgjencë në spital.

Sipas policisë, një 18-vjeçare që po lëvizte me biçikletë është në spital nën kujdesin e mjekëve.

Përsëritje aksidentesh, por masat mungojnë

Pavarësisht se incidentet e lidhura me këtë linjë janë të shpeshta, reagimi institucional mbetet minimal. Policia, edhe këtë herë, u mjaftua me një njoftim rutinë dhe arrestimin e shoferit, ndërkohë që licenca e operatorit vazhdon të mbetet aktive.

Në njoftimin zyrtar thuhet:

“Efektivët arrestuan shtetasin Ç. Sh., 56 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobuzit dhe është përplasur me një biçikletë ku lëvizte shtetasja G. K., 18 vjeçe, e më pas me dy automjete të parkuara. Të dëmtuarit janë nën kujdesin e mjekëve.”

Ndërkohë, çështja e përgjegjësisë së operatorit dhe kontrollit të licencave mbetet e hapur, pasi kompania ka qenë e përfshirë në një sërë incidentesh të rënda gjatë viteve të fundit.

Aksidentet e përsëritura të autobusëve urbanë në Tiranë

10 mars 2024 – Autobusi i “Green Line” u përplas me një pemë dhe një motomjet në rrugën “Ferit Xhajko”, pasi shoferit dyshohet se i ra të fikët në timon.

Autobusët "vrasës" të Tiranës/ Rastet kur
27 shkurt 2023 – Aksident masiv te ura e Tajvanit: autobusi u përplas me 9 makina dhe plagosi 9 persona.
29 prill 2022 – Një autobus i linjës ra në lumin e Lanës pranë “Ish-ekspozitës”, duke lënduar 5 pasagjerë.

Autobusët "vrasës" të Tiranës/ Rastet kur
14 nëntor 2022 – Autobusi i “Go Green” përplasi një Mercedes, duke shkaktuar kaos në qarkullim.
22 prill 2022 – Autobusi i Unazës përplasi një makinë dhe së bashku ranë në shtratin e Lanës.

Seria e gjatë e ngjarjeve tregon një problem të thellë të mungesës së kontrollit dhe standardeve të sigurisë.

Kush është pronari i “Green Line”?

Operatori urban “Green Line” kontrollohet nga biznesmeni Nadir Çausholli, i njohur për fitimin e tenderave të shumtë publikë dhe polemikat për mënyrën e përfitimit të tyre.

Kompania u mor nëpërmjet blerjes së “Gerard-A”, e cila zotëronte licencën e linjës së Kasharit. Pas një serie transaksionesh dhe transferimesh aksionesh, “Green Line” dhe linja e Unazës kaluan plotësisht nën kontrollin e Çaushollit.

Në vitin e fundit, Agjencia e Prokurimit Publik (APP) ndëshkoi “Green Line” duke e përjashtuar për 6 muaj nga tenderat, me argumentin se kompania kishte “dezinformuar autoritetet për qëllime kualifikimi”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.