Rrahu një person në Bllok, procedohet pronari i “CFO Pharma”, Nadir Çausholli
Pronari i kompanisë farmaceutike “CFO Pharma”, Nadir Çausholli, është proceduar penalisht pas një konflikti të ndodhur në një prej rrugëve kryesore të Tiranës.
Sipas burimeve zyrtare, 48-vjeçari është përfshirë në një përplasje me një shtetas 53-vjeçar me inicialet M. L., në rrugën “Ibrahim Rugova”. Konflikti dyshohet të ketë nisur për shkak të vendosjes së një pajisjeje karikimi për automjete elektrike në hapësirën e trotuarit.
Gjatë debatit, Çausholli akuzohet se ka kanosur me fjalë 53-vjeçarin dhe në një moment ka goditur me shkelm një karrige në drejtim të tij, duke përshkallëzuar situatën.
Nga ana tjetër, edhe shtetasi M. L. ka bërë kallëzim, duke pretenduar se është kërcënuar gjatë konfliktit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë nisur procedimin penal ndaj Nadir Çaushollit për veprat penale “Kanosja” dhe “Vetëgjyqësia”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e hetimeve dhe përcaktimin e mëtejshëm të përgjegjësive ligjore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



