E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrihen barbarisht çifti i të moshuarve në Kavajë, 70-vjeçari: Për një orë na goditën me hunj e grushte
Publik News

Rrihen barbarisht çifti i të moshuarve në Kavajë, 70-vjeçari: Për një orë na goditën me hunj e grushte

Një çift të moshuarish u dhunuan nga disa persona që kishin hyrë në shtëpinë e tyre për t’i grabitur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Zik-Xhafaj të Kavajës.

Në një intervistë për News 24, 70-vjeçari Xhaferr Dervishi tha se në kohën kur ndodhi ngjarja ishte vetëm me gruan e tij, ndërsa theksoi se nuk i njihnin autorët.

“Ne kemi një kuzhinë të vogël. Ra dera dhe thamë; ‘hyni’. Sa hapa derën, nisën të na torturonin. Na lidhën sytë dhe na dhunuan. Na kërkuan lekë, por unë u thash se; “kam 100 mijë lekë të pensionit, ua jap”. Dy veta ishin me maskë. Shteti të zbardhë ngjarjen, të gjejë autorët”,- tha i moshuari.

Ai ndodhet i shtruar në spital, pasi ka pësuar dëmtime në kokë. I moshuari tha gjithashtu se grabitësit i kanë rrahur me hunj, sende të forta dhe grushta.

Siç shihet në pamje, ai ka marrë disa qepje në kokë dhe në fytyrë, si pasojë e dhunës barbare.

Bashkëshortja e tij tha se pasi i kanë rrahur grabitësit e kanë mbyllur shtëpinë nga jashtë dhe ka dalë nga dritarja me burrin e më pas kishin kërkuar ndihmë tek fqinjët.

nga shtrati i një krevati i spitalit, ku gjurmët e dhunës shihen qartë. 70-vjeçari ka pësuar goditje të forta në kokë, ndërsa njollat e gjakut janë ende të freskëta

Çifti i të moshuarve jetonin vetëm në banesë, pasi katër fëmijët e tyre ndodhen në emigracion në Itali.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.