Rritet çmimi energjisë elektrike dhe ujit, asgjë e re nuk ndodh në Arnautistan!
Ky muhabeti i “krizës energjitike” erdhi bash në kohë.
Tani rroftë sebepi dhe Bosi i fut një rritje çmimi energjisë elektrike dhe ujit. Me atë rast financon disi gropat financiare të krijuara nga menaxhimi korruptiv në ndërmarrjet e ujësjellëve dhe në ato të energjisë.
E pastër fare është situata. Europa në krizë. Politikisht nuk pipëtin njeri. Shoqëria, që e ka gojën për bukë, mësohet shumë shpejt me çmimet e reja… Në rregull është Ai.
Besoj Entet rregullatore kanë marrë porositë e nevojshme që t’ua shkrepin çmimeve të reja si n’top t’karadakut.
Nafta po ka ca kohë që u rrit. Po u rrit dhe pak s’ka problem…
Hajde gjume i ëmbël na qoftë!
Flemë të gjithë si Luli.
Shshshshsh, se po hetojnë masakrën e zgjedhjeve që humbi…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



