Rritet mbështetja për partitë populiste në Itali, Cotarrella hap mundësi për qeveri politike
Në Itali mund të rikthehet mundësia e një qeverisjeje mes dy forcave të kundërta politike, siç u tentua pak ditë më parë me Legën dhe Lëvizjen 5 Yjet. Mundësia është lënë e hapur nga i përzgjedhuri i Presidentit për të krijuar një qeveri teknike, pasi ai vetë nuk pranoi një emër ministri të qeverisë së propozuar nga Lega dhe 5 Yjet, duke bërë kështu që bashkimi i tyre të dështojë.

Por ekonomisti Carlo Cottarelli, pas takimit dhe rënies dakord me Presidentin, tha se mundësitë janë shfaqur “për lindjen e një qeverie politike” dhe se trazirat e tregut financiar dhe rrethanat e tjera “më kanë bërë të pres për zhvillime të mëtejshme”. Ai nuk ka dorëzuar një kabinet të tij qeveritar te Presidenti Sergio Mattarella, edhe pse e kishte marrë një mandat për ta bërë këtë.
Mosmarrëveshja për qeverinë Lega -5 Yjet ishte për te emëruarin për ministër Ekonomie, Paolo Savona, i cili është i njohur për qëndrimin e tij kundër euros. Kreu i Lëvizjes 5 Yjet, Luigi Di Maio tha se do të tentonin bashkë me Legën për të gjetur një emër tjetër për ministër Ekonomie, duke e larguar Savonën. Por kreu i Legës, Matteo Salvini, e hodhi poshtë këtë ide.
“Nëse më heqin qoftë edhe një person të vetëm nga ajo skuadër, qeveria nuk ka kuptim të ekzistojë”. Salvini kërkon që të mbahen sa më shpejt zgjedhje të reja dhe ai dëshiron që të ruajë emrin e Salvinit edhe për një kabinet të ardhshëm qeveritar. Ideja e Salvinit për zgjedhje të reja dhe jo një marrëveshje tjetër aktuale me 5 Yjet, me sa duket është frymë- zuar nga të dhënat e sondazheve të fundit. Dy partitë populiste kundër BE-së në Itali, të cilat u përpoqën pa sukses të formojnë një qeveri koalicioni, do të kishin shumicë të plotë në Parlament nëse një votim i ri mbahej këto ditë.
Përpjekjet në Itali për të formuar një qeveri koalicioni dështuan përsëri këtë javë, duke lëkundur tregjet financiare si në Itali dhe në të gjithë Eurozonën. Vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të tjera të parakohshme. Por është rritur frika se zgjedhjet e përsëritura mund të kthehen në një referendum ‘de facto’ mbi anëtarësimin e vendit në eurozonë. Italia është fuqia e tretë më e madhe ekonomike e eurozonës.
Së fundmi, sondazhet kanë treguar se mbështetja për partinë ekstreme të krahut të djathtë, Lega u rrit me tetë për qind ose dhjetë për qind nga rezultati i saj prej 17.5 për qind mbështetje në zgjedhjet e 4 marsit. Sondazhet treguan se edhe partia tjetër e ekstremit të majtë, Lëvizja 5 Yjet, e ka ruajtur rezultatin e saj të zgjedhjeve prej rreth 33 për qind mbështetjeje dhe kjo do të thotë se bashkimi i të dy palëve në rast zgjedhjesh të reja do t’u siguronte shumicën e plotë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



