Rritja e çmimin të ujit/ Basha: Veprim kriminal i Ramës dhe Veliajt ndaj qytetarëve
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për herë të parë për debatin e tre ditëve të fundit për rritjen e çmimit të ujit në kryeqytet. Basha thotë se është një veprim kriminal i Ramës dhe Veliajt ndaj qytetarëve.
Postimi i plotë i Bashës në Facebook
Rritja e çmimit të ujit të pijshëm është veprim kriminal ndaj qytetarëve i Ramës dhe Veliajt. Është një tjetër rekord i një qeverie thellësisht anti-popull.
Pasi harxhoi më shumë se 500 milionë euro të parave publike për fasada dhe luks, Edi Rama u kujtua se qytetarët e Tiranës nuk kanë ujë. Për të kompensuar keqmenaxhimin dhe vjedhjen në ujësjellësin e Tiranës, Edi Rama përmes Erion Veliajt ka vendosur të dënojë qytetarët duke jua faturuar atyre koston e keqqeverises së tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




