Ditët e fundit vendi ynë po përballet me një rritje të frikshme të rasteve me koronavirus.
Dje u shënuan 4 vikima dhe 93 raste, shifër kjo më e larta që nga filllimi i pandemisë, ndërsa ditën e sotme sërish 4 persona kanë humbur betejën me koronavirus dhe janë shënuar 83 raste të reja gjatë 24 orëve.
Kjo rritje e shifrave ka bërë që të përgatitet rihapja e spitalit COVID 2 pra spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Gazetari Erjon Skënderaj, ka bërë me dije se që nga nesër spitali “Shefqet Ndroqi” do të zbrazet dhe do të jetë i hapur për pacientët e prekur me Covid-19. Ky vendim nuk është bërë publik zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë.
Kujtojmë që në fillim të pandemisë Sanatoriumi u bë spital COVID 2, por pasi numri i të infektuarve dhe të shtruarve u ul, ai u mbyll, ndërsa tani është marrë vendimi të rihapet.



