RROGËN ua jepte 6 vajzave jetime, Agron SHEHAJ do ta paguajë vetë që s’është më DEPUTET
Agron Shehaj ka dhënë dorëheqjen bashkë me kolegët e tjerë të Grupit Parlamentar të PD.
Kjo do të thotë se nga momenti që akti i tyre formalizohet, nuk do mund të marrin as rrogën e deputetit. Shehaj në fakt deri tani s?ka mundur ta marrë atë rrogë, pasi të gjithën e ka dhuruar për 6 motrat jetime nga Kukësi. ‘Me kënaqësi që rrogën që e marr si deputet do ua dhuroj këtyre vajzave për aq kohë sa unë të jem deputet’, tha Shehaj. Deputeti njëherazi biznesmen, siguroi se do vazhdojë të paguajë të njëjtën shumë por këtë herë jo me rrogën e deputetit por me të ardhurat personale.
‘Unë nuk di që ato vajza të kenë të ardhura të tjera, për momentin varen vetëm nga rroga që i kaloj. Do vazhdoj t?i jap të njëjtën shumë që u jap jo nga të ardhurat si deputet por nga të miat. Nuk dua që ato të vuajnë vendimin që kemi marrë ne për djegien e mandateve’, u shpreh Shehaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



