E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rruga e Rinasit me një sens lëvizjeje/  Banorët në protestë: Na kanë izoluar, do të bllokojmë aeroportin
Lajme

Rruga e Rinasit me një sens lëvizjeje/ Banorët në protestë: Na kanë izoluar, do të bllokojmë aeroportin

Bllokimi i njërit prej akseve të kalimit në rrugën e Rinasit ka ngjallur pakënaqësi te disa qytetarë, të cilët janë ngritur për të protestuar.

Banorët kanë bllokuar aksin rrugor për në drejtim të Rinasit dhe janë përplasur me policinë pas vendimit se qarkullimi drejt Aeroportit do të realizohej me një sens lëvizje, me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq.

Bllokimi i njërit prej akseve të lëvizjes solli trafik të rënduar me radhë të gjata automjetesh, duke penalizuar banorët e zonës së Rinasit.

Ata kanë ngritur shqetësimin se vetëm për disa metra furgonët e shkollave duhet të përshkojnë një rrugë të gjatë, e po ashtu probleme krijohen dhe në lëvizjen e tyre të përditshme. Ndërkohë me rritjen e karburanteve atyre u rritet dhe kostoja e udhëtimit.

“Protestojmë se na kanë izoluar, na kanë bllokuar në shtëpi. Fshati Rinas është i bllokuar komplet s’kemi asnjë rrugë tjetër për të shkuar në varreza, në shkolla.”- tha njëri prej banorëve.

Ata kërkojnë zgjidhje të problemit, në të kundërt paralajmërojnë përshkallëzim të protestave.

“Nëse nuk hiqen tabelat, këtu do të jemi çdo ditë. Do ta bllokojmë aeroportin totalisht”, tha një prej tyre.

Absurdi i vendimit të ARRSH për ta bërë vetëm me një sens lëvizjeje, rrugën e Rinasit, aksin e vetëm të qarkullimit për qindra banorë të fshatrave të zonës, e ka shpjeguar fare qartë një banor i revoltuar sot:

“Nuk ka absolutisht asnjë rrugë alternative, as për në parcelë: Kur të dal nga shtëpia të marr një bukë, duhet t’i bie nga Fushë Kruja, të dal në Tiranë që të vij në shtëpi!! – tha ai, – Ose nga Vora, në Kashar që të vij në shtëpi”.

Pikërisht për këtë arsye kanë dalë sot këta banorë në rrugën e Rinasit, pa u konfliktuar me forcat e shumta policore që ishin dërguar për t’i ndalur, por duke e shpjeguar problemin e tyre me realizëm për ARRSH dhe Ministrinë e Infrastrukturës që mori vendimin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.