E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrugorja pezullon 126 leje drejtimi dhe arrestohen 35 shoferë!
Lajme

Rrugorja pezullon 126 leje drejtimi dhe arrestohen 35 shoferë!

Gjobiten 30 mijë  drejtues automjetesh

Brenda një jave në Shqipëri janë pezulluar 126 leje drejtimi për shpejtësi mbi normal e lejuara, për drejtim mjeti në efektin e alkoolit dhe për qarkullim në sens të kundërt.

Gjithashtu janë arrestuar 35 drejtues mjetesh, ku 22 prej tyre kanë qenë në gjendje të dehur, një prej tyre pasi drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike dhe 12 të tjerë për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Ndërkohë janë vënë gjithësej 27,927 gjoba, ku 8008 për shpejtësi tej normave të lejuara, por pa masën plotësuese të pezullimit të lejes së drejtimit, 1479 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 1632 për mospërdorim të rripit të sigurimit, 2094 për parakalime të gabuara, 678 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 234 për shpejtësi dhe manovra të rrezikshme në rrugë, 345 drejtim mjeti/motomjeti në efektin e alkoolit,  11334 për parkim të gabuar, 2123 për shkelje të ndryshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.