Ruçi i shkel syrin LSI: Koalicioni, nuk mund të them …
Gramoz Ruçi, kryetar i Kuvendit, ka befasuar në lidhje me të ardhmen e raporteve mes Partisë Socialiste dhe LSI-së.
Ruçi tha se nuk mund të thotë se çështja e koalicioneve ka përfunduar, pasi një gjë të tillë do e vendosë koha.
“Në politikë asnjëherë nuk duhet thënë kurrë, unë nuk mund të them që as në 2019, as në 2025 dhe kështu që i mbetet kohës, duke qenë se është hera e parë në opozitë”, tha Ruçi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



