E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ruçi – Metës: Nesër Presidenti i ri…ose zgjedhje të parakohshme!
Lajme

Ruçi – Metës: Nesër Presidenti i ri…ose zgjedhje të parakohshme!

Pas ezaurimit të raundit të tretë për votimin e presidentit të ri, në kulmin e krizës politike, partia Socialiste ka bërë reagimin më të ashpër ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi paralajmëroi kryetarin e LSI, Ilir Metën, njëherësh kryeparlamentar, se mazhoranca ka votat e mjaftueshme për të votuar Presidentin e Republikës edhe pa LSI-në. Në kushtet kur ka shteruar çdo mundësi dialogu me opozitën, Ruci tha se zgjedhja e presidentit të ri duhet bërë nesër së bashku me LSI-në, ose ndryshe vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruci, mori fjalën në Kuvendin e Shqipërisë për të sqaruar se çfarë ndodhi me misionin e dy të mandatuarve të BE-së që u larguan nga vendi ynë pa mundur të ulin në një tryezë negocimi kryeministrin Edi Rama dhe liderin e opozitës Basha për zgjidhjen e krizës.

Duke fajësuar kreun demokrat si personin që nuk i hapi rrugë zgjidhjes së ngërçit politik, Ruçi ju drejtua më së shumti gjatë fjalës së tij, kreut të Kuvendit Ilir Meta, duke e pyetur: Çfarë po ndodh?! Këtu, deputeti socialist ju referua faktit që pavarësisht se po tentohet t’i plotësohen kërkesat, opozita nuk po i bashkohet seancës parlamentare për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë. Edhe këtë të enjte në raundin e tretë për zgjedhjen e kreut të shtetit, nuk pati asnjë kandidaturë. Ruci foli ashpër kur tha se i duhet dhënë zgjidhje kësaj situatë pasi Partia Socialiste i ka 71 vota edhe pa LSI-në, ose ndryshe shkohet në zgjedhje të parakohshme. Ai i kërkoi zotit Meta të mbledhë Konferencën e Kryetarëve që nesër të zgjidhet presidenti i Republikës. “nëse është nevoja, edhe të dyja raundet e fundit bashkë”, – u shpreh Ruçi. Në përfundimtë fjalës së Rucit, kryeparlamentari Meta njoftoi mbylljen e seancës dhe mbledhjen e konferencës.

“Ne i kemi 71 vota edhe pa LSI-në, por mos na detyroni, dhe as e marrim përsipër të shkelim mbi moralin e kësaj force politike. PS nuk dëshiron të zgjidhë me forcën e numrave këtë cështje kaq të rëndësishme për Shqipërinë. Ne do zgjedhim të parin e vendit, prandaj zoti kryetar ju takon juve si forcë politike që jeni vendosur edhe si ndërmjetës mes dy palëve, që keni kaq kohë që keni anuar nga ana tjetër, po flas troç. DO kërkoja që edhe ju të reflektonit për të mos e mbyllur këtë parlament me një dështim të tillë”, u shpreh Ruçi.

Fjala e Ruçit në Kuvend

Sigurisht më vjen keq për ato cka do të them më poshtë… por si kryetar i grupit të PS edhe në respekt të grupit dhe në respekt të popullit shqiptar do të flas troç.

Ne jemi dakortësuar me filozofinë e lutjes ndaj PD-së që keni zgjedhur ju… Sot dogjëm dhe raundin e tretë edhe pse i kemi votat për ta zgjidhur që në raundin e parë. Dhamë të gjithë kohën e nevojshme që kundërshtarët tanë politikë të na jepnin një kandidaturë.

Ju na kërkuar para një jave në Hotel Dajti, kryetarit të PS dhe mua, që ju ti drejtoheshit me një letër PPE-së, të cilërt me thënë të drejtën, në përvojën time, asnjëherë nuk kanë qenë dashamirës me socialistët. Ne ramë dakort dhe ju u cuat ftesën atyre, të cilët, cuan një zotëri tepër të respektuar.

Në takim ai zotëri u prezantua me status të trefishtë, si Zv.President i PPE-së, si kryetar i komisionit të jashtëm të PE, dhe u prezantua edhe si përfaqësues i zyrës së kancelares gjermane. Pra me pak fjalë, që vij këtu i mandatuar nga 3 institucione. Ai erdhi së bashku me një zotëri tjetër, u takuam dhe ishim bashkë zoti kryetar dhe ju jeni dëshmitar, që ne si përfaqësues të PS-së ramë dakort me platformën e tyre. Por si duket ne socialistëve këta ndërkombëtarët na kanë marrë dorën…

Ne sigurisht që e duam Gjermaninë dhe përfaqësuesit e saj, pasi ne shqiptarë siç thoshim unë dhe Saliu, e kemi si fener ndriçues për ligjin, respektin që kanë për të drejtat e njeriut dhe ligjin. Por na habit që kur gjermanët vijnë në Shqipëri bëhen si ne dhe na kërkojnë gjëra që në vendin e tyre, politikanët as nuk i imagjinojnë. Na kërkuan që të shtyjmë zgjedhjet, na kërkuam të prekim qeverinë, pa asnjë argument, vetëm për të pushuar të qarat e familjes që bërtet që do edhe penalti, edhe topin, edhe portën bosh!

Kryetari ynë dha të kuptohet që jemi dakord me kushtin që të votohet Vettingu dhe pas 5 minutash mësuam se z. Basha më para iku se erdhi në pallatin e Brigadave. Z. Meta, çfarë po ndodh kështu? Imagjino sikur ne socialistët të silleshim kështu me ligjin dhe Berisha të na lutej aman o PS dhe LSI se ne nuk bëjmë dot pa ju! Askush nuk e imagjinon dot këtë!

Ju, z. Kryetar keni 3 vite e ca këtu dhe Saliu ka në dispozicion kohë tre herë më shumë.

Mendoni për një çast që në 4 vjet ne kërkuam vetëm një gjë, që opozita të bënte vetëm replikë me Kryeministrin, por Jozefina nuk na lejoi, por e futi në rregulloi në paketën e ligjshme të famshme gjasme për të siguruar ftesën e BE.

Po ju pyes z. Kryetar a ka kuptim që 1 milionë njerëz që na votuan për të qeverisur sesi na merr peng një çadër?

Përgjigja ime për këtë është një dhe e vetme, dialogu ka mbaruar. Ne duhet të zgjedhim Presidentin e vendit.

Ne socialistët i kemi bërë llogaritë tona, i kemi patur dhe po të duam, i kemi 71 vota edhe pa LSI-në, por unë shpresoj që të mos të na detyroni dhe të mos marrim përsipër të shkelim mbi moralin e kësaj force politike. PS nuk dëshiron të zgjedhë me forcën e numrave Presidentin, sepse ne kemi gjykuar se do të zgjedhim presindetin dhe jo atë të fondacionit Qemal Stafa. Ju takon juve që jeni vendosur si ndërmjetës zoti kryetar, dhe ka kohë që, pse të mos ta them troç, keni anuar nga pala tjetër dhe mirë keni bërë. Prandaj unë do të doja që t;ju kërkoja që edhe ju të reflektoni. Ndërkohë që si kryetar i kuvendit, unë do të kërkoja që të mblidhnit menjëherë për të shqyrtuar kërkesën e PS-së dhe ose të zgjedhim presidentin bashkë ose të shkojmë në zgjedhje pas 45 ditësh sipas kushtetutës. Ky është propozimi ynë, por ju përsëri mund të mbani një tryezë politike siç e mbajtët dje…
Kërkoj që edhe sipas rregullores dhe nesër të kemi seancë për të zgjedhur Presidentin e Republikës ose për të shkuar në zgjedhje të parakohshme/Publik.live

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.