E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ruçi refuzon kërkesën e opozitës, nuk shtyhet seanca e sotme parlamentare
Lajme

Ruçi refuzon kërkesën e opozitës, nuk shtyhet seanca e sotme parlamentare

Nderkohe qe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi refuzon kërkesën opozitës për shtyrjen e seancës plenare nga ora 10:00 për në orën 18:00 pasdite me arsyetimin se nga ora 10:00 deri në orën 13:00 janë në protestë dhe mosbindje civile kundër qeverisë.

Por, kërkesën e dorëzuar dje nga opozita e bashkuar e ka refuzuar Ruçi, i cili ka vendosur që të mos ketë asnjë ndryshim dhe seanca të zhvillohet në orarin e parashikuar 10:00.

Ndërkohë që opozita pritet që të mos jetë në Kuvend në këtë orar.

Akset e bllokuara nga protestuesit do të jenë rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan, rrethrrotullimi në Çermë, rrethrrotullimi Milot për veriun dhe në Vorë.

Ndërkohë që policia thotë se protesta është e paligjshme pasi nuk ka marrë asnjë njoftim për të.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.