E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rudina Hajdari i drejtohet Ramës: Gjuhë arrogante e ofenduese, po i hedh benzinë zjarrit. E more përgjigjen nga…
Politikë

Rudina Hajdari i drejtohet Ramës: Gjuhë arrogante e ofenduese, po i hedh benzinë zjarrit. E more përgjigjen nga…

Deputetja Rudina Hajdari, kryetare e grupit të ri të demokratëve në Kuvend ka akuzuar kryeministrin Rama se po i hedh benzinë zjarrit dhe po u bën shantazh institucioneve.

rudina

 

“Është vërtetë një situatë që duhet ishte evituar më parë. Por ja ku erdhëm sot në fakt, për shkak të politikës shqiptare, të metodës së 30 viteve të fundit, disa parti, individë që luftojnë njëri tjetren dhe nuk duan të shmangin dhunën, e filloj edhe me unë një shprehje si kryeministri i vendit, ‘dhuna fillon ku mbaron arsyeja’, dhuna fillon ku mbaron politika, por ka disa formal, fizike, verbale, psikologjike të gjitha llojeve, nëse do flasim për dhunë, kemi dhunë të jashtëzakonshme që po ndodh nga individë jashtë parlamentin dhe brenda. Kryeministri që vazhdon me mënyrën e tij të përdorë një gjuhë të acaruar, arrogante, ofenduese për shqiptarët dhe deputetët e parlamentit.  Është e drejtë të thuhet që kemi humbur arsyen në mënyrë që sot nuk jemi në gjendje ti japim përgjigje që të evitojmë konfliktin që po ndodh në të gjitha qytetet e vendit”-tha ajo,

Sipas Hajdarit, “Rama po thotë se ka mbështetjen e ndërkombëtarëve. Por ai po e humbet, se kohët e fundit po e përdor këtë parlament për ti hedhur benzinë zjarrit, për shantazh institucioneve, për arrogancë, që e ka brenda e jashtë vendit. Ai thotë se ka mbështetjen e ndërkombëtarëve, por është ai që sot mori përgjigjen nga KE për mos hapjen e negociatave.

“Ndodhemi përballë një realiteti që këto hetime, si dosja 339 dhe 184 mund të mos gjejnë përgjigje. Këto dosje mund të përfundojnë pa mbaruar hetimi plotësisht duke qenë në kufi të afatit kohorë. Ne ndodhemi po në të njëjtën situatë si më parë, mbylljen e dosjeve të nxehta, mbyllja e tyre sepse ka zyrtarë të lartë që dalin në lidhje me krimin. Të ndëshkojmë politikanët që kanë qenë mbi ligjin dhe që nuk kanë marrë asnjë ndëshkim për shkeljet që kanë bërë. Duhet të jemi më serioz. A është kjo një mënyrë për t’i thënë shqiptarëve që pa u bërë ju viktima ne nuk do t’i fitojmë zgjedhjet. Thirrni mendjes të dashur politikanë, nuk duhet të bëjmë lojëra me shqiptarët. Nuk duhet ët ketë më viktima mes shqiptarëve. Nëse kryeministri ka informacione për viktima, ai duhet të marri masa për ta parandaluar”- tha ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.