Rudina Hajdari nuk firmosi dje, por ka një mesazh pas marrëveshjes
Deputetja Rudina Hajdari, në cilësinë e bashkëkryetares së Komisionit të Reformës Zgjedhore, del me nje mesazh, nje dite pas marreveshjes se pare te arritur per Reformen Zgjedhore, kur ne tryeze u ulen bashke Damian Gjiknuri, Ored Bylykbashi dhe Petrit Vasili.
Ndonese nuk firmosi marreveshjen, per te cilen tha se nuk e kishte lexuar më parë dhe duhet te konsultohej me bashkepunetoret e saj, vleresoi hapin e bere nga palet.
Menegjesin e sotem, me nje mesazh ne FB, Hajdari shkruan se “Është një moment i rëndësishëm për të dhënë një mesazh se çdo nënë, çdo grua dhe vajzë nuk kemi limite në shoqërinë tonë dhe se ne jemi të drejtëpërdrejta dhe interesat tonë shkojnë përtej interesave të ngushta të pushtetit”. 
Postimi i Rudina Hajdarit
Deri më sot shumë pak gra në politikë kanë qenë prezent në marrëveshje politike madhore. Për mua ky moment është i rëndësishëm për çdo grua dhe vajzë që më shikon. Është një moment i rëndësishëm për të dhënë një mesazh se çdo nënë, çdo grua dhe vajzë nuk kemi limite në shoqërinë tonë dhe se ne jemi të drejtëpërdrejta dhe interesat tonë shkojnë përtej interesave të ngushta të pushtetit. Çdo grua që lufton në politikë në një mënyrë apo tjetër ka përgjegjësi për mesazhin që përçon ndaj çdo gruaje apo vajze në çdo cep të Shqipërisë për rolin e rëndësishëm që ajo ka në shoqëri .
Ne emisionin “Opinion” ne tv Klan, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili është përplasur me deputeten e opozitës parlamentare Rudina Hajdari. Ndërsa po diskutohej për tryezën e zhvilluar sot mes PS-PD-LSI për Reformën Zgjedhore, në të cilën ishte e pranishme dhe zonja Hajdari, kjo e fundit hodhi akuza mbi palët duke thënë se çdo marrëveshje politike që është bërë mes tyre ka qenë një mashtrim për shqiptarët.
Ajo u shpreh se arsyeja që u përfshi në atë proces është për t’u siguruar transparencë shqiptarëve.
Nga ana tjetër Vasili i ka kërkuar që të ulë zërin dhe të qetësohet, duke iu drejtuar disa herë me fjalën “pusho”. Ja replikat mbrëmjen e djeshme në studion e “Opinion”:
Petrit Vasili: Zonja Hajdari ka lindur nga ky sistem si mund ta monitorojë atë…
Rudina Hajdari: Pikërisht se vetëm brenda sistemit mund të ndryshosh diçka…Zoti Vasili te lutem se ky argument nuk pi me uje. do flas që ç’ke me të…
Petrit Vasili: Mos na bëj zhurmuesin… Po lere moj se s’të shkon kjo zhurmë këtu, po pusho… pusho… qetësohu moj zonje. Ore do pushosh apo s’do pushosh? Zonja është produkt i këtij sistemi dhe nuk mund të jetë garante…
Rudina Hajdari: Po lere se s’të pi ujë ky argument.
Petrit Vasili: Ky mision është një mision i pamundur, sepse zonja Hajdari mori një pozicion që moralisht është i papranueshëm për ne, që qënkërka vëzhguesja, ka monopolin e ndershmërisë absolute dhe vëzhgon ne tre të tjerët…
Rudina Hajdari: Kur flisni ju për moral, këtu unë e lë debatin fare.
Petrit Vasili: Një zonjë që është pjellë e këtij sistemi, nuk e ka këtë mision…
Rudina Hajdari: Unë kam qenë pjesë e PD që kur kam lindur.
Petrit Vasili: Moj po lere se kemi lindur para teje ne, po lere tashi…
Rudina Hajdari: Nuk jam nga ato ardhjet që mendon ti…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



