Rudina Hajdari përballet me të riun që e detyroi të mbyllte parakohe fjalimin: Shtojcë e Ramës
Rudina Hajdari është përballur me një incident në takimin me të rinjtë në Shkodër, në shkollën e gjuhëve të huaja “Shejnaze Juka”, në një aktivitet në kuadër të Ditës Europiane të Gjuhëve të Huaja.
Gjatë takimit, një prej nxënësve është çuar në këmbë duke i thënë asaj se është shtojcë e Edi Ramës në parlament dhe se është turpi i këtij vendi.
“A e njeh Azem Hajdarin? Ai ka luftuar për demokracinë, ti je duke kthyer komunizmin. Ti je shtojcë e Edi Ramës, je një turp”, i është drejtuar ai.
Hajdari: Ti je djalë i ri dhe nuk duhet të merresh me politikë. Ne jemi këtu për të festuar, a je nga Evropa apo nga je? Do bëhesh çun evropian apo jo?
Nxënësi: A njef Azem Hajdarin ?
Rudina Hajdari: Unë e njoh Azem Hajdarin e më vjen mirë që e njeh Azem Hajdarin
Nxënësi: Unë e njof Azem Hajdarin po se njeh ti. ai ka luftu për demokracinë këtu, ti po lufton me sjell komunizimin. Shtojca e Edi Ramës je ti, ti je turpi i shqiptarëve. Je turpi i shqiptarëve”.
Rudina Hajdari: Të dashur nxënës dhe mësues, ajo që ndodhi tani është pikërisht cfarë bën politika sot. Ne na ndan mes PS dhe PD, ne nuk duhet ta lejojmë të na përçajnë. Ne jemi shqiptarë në radhë të parë.
Pas këtij incidenti deputetja Rudina Hajdari mbylli fjalimin e saj në aktivitetin me nxënësin e shkollës “Shejnaze Juka”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



