E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rusët kërcënojnë të lënë austronautin amerikan në hapësirë
Lajme

Rusët kërcënojnë të lënë austronautin amerikan në hapësirë

Postojnë videon rrëqethëse nga anija kozmike: Lamtumirë!

Mark Vande Hei, 55-vjeç, i martuar, baba i dy fëmijëve nga Teksasi, është planifikuar të kthehet në Kazakistan më 23 Mars. Ai ndodhet në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), ku ka shkuar aty gjatë një ekspedite me dy kozmonautë rusë me anijen kozmike Soyuz.

Por pas sanksioneve të Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë , Dmitry Rogozin, kreu i agjencisë ruse të hapësirës Roscosmos, ka kërcënuar se do ta lërë austronautin amerikan në hapësirë.

Ai madje gjeti kohë për të përgatitur një video-montazh rrëqethës, i cili u postua në Twitter nga NASA Watch.

Në video shihen austronautët rusë të cilët shkëpusin segmentin rus të stacionit duke e lënë austronautin amerikan në hapësirë. E gjithë video shoqërohet nën tingujt e këngës “Lamtumirë”.

Nëna e Vande Hei, Mary, 77 vjeç, tha për The Mail të dielën: “Është një kërcënim i tmerrshëm. Kur e dëgjova për herë të parë, qava shumë. Është shumë shqetësuese. Ne thjesht po lutemi shumë’.

’.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.