E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
RUSI/ Lideri rus i opozitës  Alexei Navalny  ndërron jetë në burg
Bota

RUSI/ Lideri rus i opozitës Alexei Navalny ndërron jetë në burg

Politikani rus i opozitës Alexei Navalny, një kritik i zëshëm i presidentit Vladimir Putin, ka ndërruar jetë në burg.

Lajmi është bërë i ditur nga shërbimet e burgut, të cilët kanë deklaruar se Navalny është ndjerë keq pas një shëtitje, duke humbur vetëdijen.

“Më 16 shkurt 2024, në koloninë nr 3, i dënuari AA Navalny nuk u ndje mirë pas një shëtitjeje, duke humbur vetëdijen.

Menjëherë kanë mbërritur punonjësit mjekësorë të institucionit dhe është thirrur ekipi mjekësor i urgjencës. Mjekët e urgjencës kanë konfirmuar vdekjen e të dënuarit”, thuhet në njoftim.

Navalny u arrestua në vitin 2021, pasi u shërua nga një tentativë vrasjeje me helm novichock që ka qenë e lidhur me shërbimin e sigurisë FSB të Moskës.

Por kush është Alexei Navalny?

Navalny fitoi vëmendje ndërkombëtare në gusht 2020 kur u sëmur gjatë një fluturimi nga Siberia në Moskë dhe ra në koma nga helmimi.

Navalny u trajtua në Gjermani ku qeveria tha se ai ishte helmuar me një agjent nervor kimik nga grupi Novichok.  Novichok u përdor në një sulm në mars 2018 ndaj ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Yulia Skripal, në qytetin Salisbury.

Navalny u kthye në Rusi në janar 2021 dhe u arrestua menjëherë nga autoritetet.

Një muaj më vonë, një gjykatë në Moskë e dënoi Navalny me më shumë se dy vjet e gjysmë burg për shkelje të kushteve të provës  nga një çështje e vitit 2014, ndërsa ai ishte në Gjermani.

Në dhjetorin e kaluar, Navalny u transferua në burgun famëkeq që gjendet në një zonë të largët. Emri zyrtar i burgut është IK-3, por njihet më shumë si “Ujku polak”. Burgu gjendet afër 2.000 kilometra në verilindje të Moskës dhe ka rreth 1.050 të burgosur.

Navalny u dënua me 19 vjet burgim në gusht të vitit 2023 nën akuza për ekstremizëm.  Ai kishte deklaruar se akuzat ndaj tij ishin të motivuara politikisht.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.