E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rusia e mohoi  sulmin mbi konsullatën shqiptare, reagon Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme: Dënojmë përdorimin e lajmeve të rreme nga Rusia
Lajme

Rusia e mohoi sulmin mbi konsullatën shqiptare, reagon Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme: Dënojmë përdorimin e lajmeve të rreme nga Rusia

Përmes një postimi në Twitter, MEPJ thekson se Shqipëria dënon përdorimin e lajmeve të rreme nga Rusia për të mohuar bombardimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkiv.

Në njoftimi theksohet se pamjet e sulmit mbi konsullatën shiqptare janë të pamohueshme dhe flasin vetë.

“Shqipëria dënon përdorimin e lajmeve të rreme nga Rusia për të mohuar bombardimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkiv. Pamjet e shembjes flasin vetë. Ky shkatërrim i ambienteve si dhe i dokumenteve në arkiva është një shkelje flagrante e nenit 61, kreu III i Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore. Dezinformimi dhe lajmet e rreme për këtë sulm janë të papranueshme!”, shprehet ministria.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.