E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rusia vazhdon  sulme të pandërprera mbi objektiva civile në  Bakhmut.    Ukraina e vendosur të mbrojë qytetin
Bota

Rusia vazhdon sulme të pandërprera mbi objektiva civile në Bakhmut. Ukraina e vendosur të mbrojë qytetin

Rusia vazhdoi sulmet e pandërprera në Bakhmut, duke synuar objektivat civile, tha ushtria ukrainase më 15 mars, ndërsa presidenti Volodymyr Zelensky u zotua se do të vazhdojë ta mbrojë qytetin në rajonin lindor të Donjeckut dhe t’i shkaktojë humbje maksimale armikut.

Rusia nisi më shumë se 90 sulme të pasuksesshme përgjatë vijës së frontit në lindje, me fokus në Bakhmut, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në konferencën e së mërkurës.

Përveç Bakhmutit, i cili ka qenë epiqendra e luftimeve për muaj me radhë, forcat ruse “përqendruan përpjekjet e tyre sulmuese në kryerjen e operacioneve në drejtimet Lyman, Avdijivka, dhe Shahtarsk”, raportoi ushtria.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Malyar, i tha televizionit ukrainas më 14 mars se luftime të ashpra po zhvillohen gjithashtu rreth Kreminës dhe vendbanimeve të tjera në veri të Bahmutit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.