E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sa do të jetë rritja e çmimit të energjisë për biznesin e madh ?
Publik News

Sa do të jetë rritja e çmimit të energjisë për biznesin e madh ?

Irena Beqiraj

Plani me tre masa !

1. Nuk do te kete nderprerje te energjise elektrike . Kjo eshte nje e drejte ligjore te cilen e gezojme persa kohe perdoruesi fundor paguan faturen. Pra qeveria u zotua se do zbatonte ligjin.

2. Nuk do te kete rritje cmimi per konsumatorin familjare edhe per biznesin e vogel . Ndryshe per konsumatorin e lidhur me tensionin e ulet I cili konsumon ne vit 3.3 Terra. Ndersa 4.7 terra te tjera qe konsumohen nga biznesi I madh do te perballen me rritjen e cmimit . Pra cmimi I energjise pritet qe te rritet per 58% te furnizimit qe ben OSHEE.

3. Do mbeshtesin OSHEE me garanci sovrane 200 milion euro . As hera e pare as e fundit per nje kompani me kapital negativ. Mbaj mend ne gusht te 2017 , u ofrua I njejti mekanizem per shkak te thatesires.

Plani ka vetem 1 pikë që pret diskutim” rritjen e çmimit për biznesin e madh sa do të rritet ai.

Per cdo nje lek rritje e kostove te prodhimit apo ofrimin te sherbimit tek biznesi I madh do te trasmetohet ne rritje te cmimeve tek konsumatori final e cila kuptohet eshte me e madhe se 1 lek ( vetem sikur te marrin ne konsiderohet vlera ne kohe e parase) .

Perse shesim energji elektrike me të lirë, edhe blejmë më të shtrenjtë ?.

60 % e energjise elektrike prodhohet në periudhen Janar -Qershor , edhe 40% në periudhen shtator – tetor .
Duke qene se nuk kemi 1 . Kapacitete të mbajtjes së rezervave ujore , 2. Kapacitete të magazinimit të energjisë, KESH eshte I detyruar te shese kur ka kapacitete ujore , edhe OSHEE të bleje në treg kur Kesh nuk ka mundesi ta furnizoje .

Thene kete sistemi yne energjirik eshte I ekspozuar , ndaj riskut te ndryshimit te çmimit , edhe ne njohurite e mia me te mira kompanite nuk perdorin asnjë mekanizem të menaxhimit të riskut per tu mbrojtur nga ky risk , ( kontratat e paracktuara të shkembimit , kontrata të së ardhmes etj )
Pra në shesim e blejmë “on spot” .

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.