E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sa të stresuar janë shqiptarët? Publikohet raporti shqetësues
Bota

Sa të stresuar janë shqiptarët? Publikohet raporti shqetësues

Stresi vazhdon të mbetet një nga sfidat më të mëdha të shoqërive moderne, dhe Shqipëria nuk bën përjashtim. Sipas një raporti të publikuar nga revista Ceo Magazine World, vendi ynë renditet në vendin e 84-t nga 197 vende të analizuara për nivelin e stresit, duke u pozicionuar në nivelin mesatar globalisht, por më lart se shumë vende të tjera europiane.

Siç raporton më tej ScanTV, raporti vlerëson stresin në bazë të katër shtyllave: stresi në punë, stresi financiar, ai social dhe familjar, si dhe ai shëndetësor. Në rastin e Shqipërisë, dy burimet kryesore të stresit janë puna dhe gjendja ekonomike.

Në rajon, fqinjët si Mali i Zi dhe Serbia paraqiten më mirë, duke u renditur përkatësisht në vendet 75 dhe 78, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovina ndodhen më poshtë se Shqipëria, në vendin e 89-të dhe 92-të.

ScanTV thekson gjithashtu se Monako është vendi më pak i stresuar në botë për vitin 2025, falë mjedisit luksoz, stabilitetit ekonomik dhe cilësisë së lartë të jetesës. Pas Monakos vijnë Lihtenshtajni, Luksemburgu, Zvicra dhe Irlanda, të gjitha me një balancë të mirë mes punës dhe jetës personale.

Në skajin tjetër të renditjes ndodhen vendet me konflikte dhe krizë të thellë ekonomike. Burundi, Sudani i Jugut, Afganistani, Siria dhe Malavi janë vendet më të stresuara në botë, për shkak të pasigurisë, varfërisë dhe mungesës së shërbimeve bazë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.