Saimir Korreshit nuk “i ndahet zemra” nga Spitali i Lushnjës (Video)
Denoncimi i deputetit: Ambulancat jashtë shërbimit, rrezikojnë jetën e qytetarëve
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur sërish shqetësime për gjendjen e Spitalit të Lushnjës, duke denoncuar këtë herë kushtet e flotës së ambulancave që përdoren për shërbimin e urgjencës.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Korreshi pretendon se ambulancat janë jashtë standardeve të kërkuara, pa kontroll teknik dhe pa mirëmbajtjen e nevojshme, çka sipas tij rrezikon drejtpërdrejt jetën e qytetarëve.
Deputeti publikoi edhe një mesazh të fortë në Facebook, ku thekson problematikat me të cilat përballen shoferët dhe personeli i urgjencës në Lushnjë.
“Mender Flota e Ambulancave të Spitalit Lushnje.
Jashtë çdo standardi, pa kontroll teknik (kolaudim) dhe pa shërbime duke rrezikuar jetë e qytetarëve!
Pagesa për orët shtesë shqetësim për shoferat që duhet ti përshëndes për punën e palodhur me mjete mizerabel!
Alooo 127 dhe të përgjigjet Tirana, edhe pse ti urgjencën e ke në Lushnje!!”, shkruan Korreshi.
Përveç gjendjes së mjeteve, ai ndalet edhe te shqetësimet e shoferëve për pagesat e orëve shtesë, ndërsa thekson se ata vijojnë të punojnë në kushte të vështira dhe me automjete të amortizuara.
Denoncimi i deputetit vjen në një kohë kur problematikat në sistemin shëndetësor dhe mungesa e investimeve në shërbimet e urgjencës kanë qenë shpesh objekt debatesh dhe kritikash publike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



