E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Salianji i radhit Fatmir Xhafajt  nga  burgu, 10 fakte që nuk i fshehin dot
Lajme

Salianji i radhit Fatmir Xhafajt nga burgu, 10 fakte që nuk i fshehin dot

Fatmir Xhafaj dhe dështimi i tij publik për të mbrojtur vendimin e Gjykatës së Apelit që e pregatiti vetë!

10 faktet e thjeshta që nuk fshihen dot!!

Nga qelia e burgut po ju parashtroj çfarë deklaroi e mashtroi dhe faktet një pas një të ballafaquara.

Por në parashtresë duhet të them që nënqesh fort me cinizmin që Xhafaj përlotet për gabimin “ e vogël” të vëllait 22 vjeçar që ishte trafikant narkotrafiku me dënim të gjykatës italiane, dhe jam krenar për veten që unë në moshën 20 e ca vjeçare hyja në fushat e kanabisit dhe denoncoja trafikun e drogës të qeverisë. Mjafton kjo pasqyrë e dy fytyrave të realitetit për të nënqeshur me dyfytyrësinë me pafytyrësi.

Kështu:

F.Xhafaj tha: Investigimin e ka kryer Salianji!

Fakti: Ylli Rakipi (I përmendur nga Xhafa),  ka deklaruar që investigimin e kam autorizuar unë. Gazetari Jetmir Olldashi ka deklaruar më pas që investigimin e kam kryer unë. Albert Veliu (Babalja) në dëshminë e tij ka deklaruar që e ka kryer ai vetë përgjimin. Të gjitha të dhëna në dosje.

F.Xhafaj tha: Prokuroria ka kërkuar 1.6 muaj burg!!

Fakti: Genc Qana prokurori ka kërkuar 6 muaj shërbim prove.

F.Xhafaj tha: Investigimin e ka kryer Salianji!

Fakti: Unë Ervin Salianji, investigimin e kam marrë të gatshëm. Dëshmitariivetëm kundër tre dëshmive të tjera, del dëshmitariirremë Alizotiicili flet kundër meje. Ndërkohë ky është dënuar në burg për dëshmi të rreme dhe ASNJË provë e vetme nuk ka për një komunikim timin me Alizotin. Të gjitha fakte të administruara në dosjet e prokurorisë.

F.Xhafaj tha: Vëllai im Geroni në orën 3.30 ka qenë në Fier!

Fakti: Qelizat telefonike siç do të shihni në tabelën e pulseve telefonike të cilat I ka prokuroria, qartazi nga ora 12.48 – 13.45 personat Albert Veliu (babalja) Agron (geron ) Xhafaj dhe Gazetari Jetmir Olldashi gjenden në të njëjtin ambjent, në lokalin e Geron Xhafaj në Vlorë.

F.Xhafaj tha: Komunikimin  e ka kryer Salianji.

Fakti: Qelizat tregojnë që komunikimin e ka nisur Jetmir Olldashi me A. Veliun.

Dokumenti:

F.Xhafaj tha: Salianji ndryshe ka thënë në prokurori ndryshe në publik!

Fakti: Komunikimi ka nisur nga gazetari Olldashi, dhe në cdo deklaratë timen unë kam ruajtur burimin e informacionit dhe dëshmitarin siç e do çdo denoncim me rrezik të lartë. Faktithënë para drejtësisë.

F.Xhafaj tha: Investigimin e ka kryer Salianji!Fakti: Përgjimet mes Babales dhe Alizotit tregojnë se si Babalja/ Albert Veliu ithotë Fredi Alizotit : “ – Ku hyn ti tek kjo o Fredi”?

F.Xhafaj tha: Që ai vetë, Fatmir Xhafaj kishte dhënë dorëheqjen nga posti që të mos ndikonte në çështjen e të vëllait.  Fakti: Ai qëndroi Ministër derisa e gjithë dosja e të vëllait u kopsit, pra denoncimi ndodhi.

F.Xhafaj tha: Geroni, Vëllai im shkoi ta kryente dënimin pa kërkesë.

Fakti: Shkoi të kryente dënimin sepse kjo ishte e vetmja mënyrë që mos të niste hetim I ri penal për Geron Xhafën nga drejtësia. Gazetari Jetmir Olldashi ka deklaruar më pas që investigimin e kam kryer unë. Albert Veliu (Babalja) në dëshminë e tij ka deklaruar që e ka kryer ai vetë përgjimin.

F.Xhafaj deklaroi: Fatmiri përmendi Prokurorët e krimeve të rënda dhe SHISH.

Fakti: Atëherë Fatmir Xhafaj dhe familjarët e tij duhet ti përgjigjen kësaj pyetje:  Përse SHISH, Prokuroria e Krimeve të Rënda, e kishin nën survejim vëllain e tij Geron nëse ai nuk ishte kontigjent?!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.