E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Salianji  kallëzim në SPAK për Fatmir Xhafajn, për  5 veprat penale
Lajme

Salianji kallëzim në SPAK për Fatmir Xhafajn, për 5 veprat penale

Ka përfunduar takimi i Ervin Salianjit me Gazment Bardhin, Agron Gjekmarkaj dhe deputetë të tjerë së bashku me përfaqësuesit ligjore.

Xhafaj-fatmir

Ervin Salianji është duke përgatitur një kallëzim në SPAK për Fatmir Xhafajn, ish ministër i Brendshëm.

Mësohet se Xhafaj do të kallëzohet në Prokurorinë e Posaçme për 5 vepra penale”.

“Janë për 5 akuza, hetim pasurie, lidhje me ndërtues që ka dhënë prona shtetërore, për falsifikim të dosjes që u dënua Salianji, pengimi i së vërtetës dhe shpërdorim detyre”.

Vendimi për të kallëzuar ish ministrin erdhi një ditë pasi Gjykata e Apelit la të pandryshuar vendimin për dënimin me 1 vit burg të deputetit të PD, Ervin Salianji.

Denimi i Salianjit 

Gjykata e Apelit vendosi dje (26 shtator) të lërë në fuqi dënimin me 1 vit burg për deputetin demokrat, Ervin Salianji për veprën penale të “kallëzimit të rremë”.

Vendimi u shpall nga trupi gjykues me relatore Elona Toro dhe anëtarë Iliba Bezati dhe Genti Shala.

Pas shpalljes së vendimit, Salianji e denoncoi procesin si të montuar nga fillimi në fund dhe e quajti veten një të dënuar politik.

“Jam i dënuari i parë politik në këto 34 vite pluralizëm. Ky është dënim politik, njësoj si agjitacioni dhe propaganda dikur,” tha Salianji. “Unë nuk kam bërë një betejë për të vjedhur dhe për të vrarë, por kam bërë një betejë kundër trafikantëve të drogës,” deklaroi ai, duke shtuar se është i disponueshëm që ta kryejë dënimin në çdo lloj burgu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.