Samir Mane studentëve të TBU: Jemi këtu për të bërë Universitetin më të mirë në Shqipëri

Presidenti i Grupit BALFIN, Samir Mane, pati një bashkëbisedim dje me studentët e Tirana Business University dhe mjaft të rinj të tjerë që kishin ardhur të dëgjonin këshillat e tij mbi temën “Si të Bëhesh Sipërmarrës i Suksesshëm”.
Sipërmarrësi me aktivitete në 10 shtete të ndryshme të botës ndau përvojën dhe rrugëtimin e tij në biznes, të cilin e ka nisur që në moshën 23-vjecare në Vjenë të Austrisë.
BALFIN ka qenë një ndër aksionerët e TBU që prej vitit 2014, katër vjet pas themelimit të tij, por në vitin 2023, u be aksioneri kryesor. I pyetur nga të rinjtë lidhur me arsyen e shtimit të vëmendjes ndaj Universitetit në këtë moment konkret, Mane tha: “Ne në biznes duam gjithnjë të shkëlqejmë. Kjo logjikë vlen edhe për Universitetin.
Tirana Business University do të jetë Universiteti më cilësor në Shqipëri, i pari. Cilësia është ajo që na duhet. Ne nuk e kemi me ngut, pasi nuk i kemi hyrë kësaj fushe për t’u bërë të pasur. Kjo vlerë unike që ne kemi, që studentët njëherësh të studiojnë këtu dhe të jenë që ditët e para pasi të mbarojnë shkollën, por edhe më përpara, pjesë e strukturave tona, na ndihmon si ne, ashtu edhe ata, pasi ne e konsiderojmë këtë si një familje të madhe. Investimi jonë do jetë i shpejtë, dinamik, me të gjitha facilitetet që ofron një Universitet. Do të dëgjoni zhvillime shumë të shpejta, qoftë në përmirësimin e kushteve, qoftë në vendimmarrje, qoftë në punësimin brenda dhe jashtë vendit. Plot djem dhe vajza që kanë punuar dhe jetuar në Tiranë, sot drejtojnë kompanitë tona në vende të ndryshme të botës. Çdo prurje këtu është e sigurt që e ka punën të sigurt nesër” – tha ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



