E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Samiti i NATO-s/ Stoltenberg: Rusia kërcënim i drejtpërdrejtë, Kina sfidon interesat dhe sigurinë tonë
Lajme

Samiti i NATO-s/ Stoltenberg: Rusia kërcënim i drejtpërdrejtë, Kina sfidon interesat dhe sigurinë tonë

NATO është zotuar të “forcojë ndjeshëm aftësitë e saj parandaluese dhe ato të mbrojtjes” me aleancën që miratoi një “koncept të ri strategjik”, duke paralajmëruar Rusinë se duhet “menjëherë” të tërhiqet nga Ukraina.

Udhëheqësit nga 30 vende anëtare janë takuar në Madrid për të diskutuar mbi luftën në Ukrainë, mbështetjen për Kievin, si të luftohet presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe rishikimi i strategjive të NATO-s dhe rritja e forcave ushtarake.

Duke përcaktuar një plan për kërcënimet dhe sfidat, aleanca premtoi të “mbronte çdo centimetër” të territorit të saj, ndërsa nënvizoi një “qëndrim parandalues dhe mbrojtës” bazuar në një përzierje të “aftësive të mbrojtjes bërthamore, konvencionale dhe asaj raketore”.

Përtej Rusisë, ‘Koncepti i ri Strategjik’ i aleancës e përshkroi gjithashtu Kinën si një sfidë për “interesat, sigurinë dhe vlerat tona” – dhe se Pekini “kërkon të minojë rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla”.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se kjo përfaqëson “ndryshime themelore në mbrojtje” dhe se ishte “hera e parë që nga Lufta e Ftohtë” që plane të tilla hynin në fuqi./REL

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.