E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sapo u emërua, Kryeprokurorja e re mund të “hajë” deri në 7 vjet burg, ja ligjet që ka shkelur
Lajme

Sapo u emërua, Kryeprokurorja e re mund të “hajë” deri në 7 vjet burg, ja ligjet që ka shkelur

U zgjodh në krye të Prokurorisë së Përgjithshme mes granatave me tym dhe 3 mijë protestuesve që donin të hynin në parlament
Por Arta Marku, e zgjedhura e Partisë Socialiste, me sa duket rezulton e kallëzuar penalisht në korrik të vitit 2008.

Sipas një inspektimi të bërë nga Ministria e Drejtësisë, Prokurorja e Shkodrës, akuzohet për tre vepra penale.

Arta Marku ka lënë padrejtësisht në burg për 2 muaj dhe 13 ditë shtetasin Arben Ndoja, shkruan “Lapsi.al”.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë ajo ka konsumuar këto vepra penale. ‘Heqje e padrejtë e lirisë’, ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Kryerja e veprimeve arbitrare ose dhënia e urdhrave arbitrare, nga ana e punonjësit që kryen një funksion shtetëror ose një shërbim publik gjatë ushtrimit të detyrës së tij, të cilat prekin lirinë e shtetasve’.

Sipas Kodit Penal, për këto vepra dënimi është si më poshtë:

Dënim me gjobë deri në një vit burg për ‘Heqje të paligjshme të lirisë’.

Burgim deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga treqindmijë deri në një milion lekë për ‘Shpërdorim detyre’.

Gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet për “Kryerja e veprimeve ose dhënia e urdhrave arbitrare, nga ana e punonjësit që kryen një funksion shtetëror ose një shërbim publik gjatë ushtrimit të detyrës së tij, të cilat prekin lirinë e shtetasve”.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.