E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sara Gjordeni nuk duron dot më, ‘çjerr’ maskën e kolegëve (FOTO)
Showbiz

Sara Gjordeni nuk duron dot më, ‘çjerr’ maskën e kolegëve (FOTO)

Sara Gjordeni ka reaguar fuqishëm në rrjetet sociale, duke zbuluar një fenomen të pazakontë që po ndodh mes personazheve publikë shqiptarë.

Në disa postime në Instagram, ajo u shpreh e habitur pse shumë profile të showbiz-it i shfaqin mesazhin “user unavailable”, edhe pse sipas saj, ajo nuk i ka bllokuar kurrë.

“Ka vetëm një shpjegim,” shkruan Sara. “Edhe të famshmit kanë profile fake si njerëzit e thjeshtë, me të cilët shajnë e ofendojnë të tjerët. Këtë e bëjnë pa e ditur se llogaria fake është e lidhur me profilin kryesor dhe dalin edhe aty të bllokuar.”

Ajo shtoi se nuk po fliste për llogaritë e vogla, por për emra me nga 500 mijë deri në 2 milionë ndjekës. Me ironi, Sara shkroi: “Opo ç’bëhet, se unë as ju kam ngacmuar ndonjëherë.”

Sipas saj, shumë VIP-a shqiptarë përdorin llogari të rreme për të sulmuar dhe kritikuar kolegët, duke u fshehur pas anonimatit.

Reagimi i Saj vjen pas deklaratave të Ronaldo Sharkës, i cili ka pohuar se disa personazhe të njohur bashkëpunojnë me ‘call center’ për të krijuar një ‘ushtri’ përdoruesish në rrjetet sociale që sulmojnë kundërshtarët e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.