E shtunë, 31 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Katastrofë”, Sara Gjordeni ankohet për martesën me Bardhin
Lajme

“Katastrofë”, Sara Gjordeni ankohet për martesën me Bardhin

Moderatorja e njohur Sara Gjordeni ka ndarë me ndjekësit një moment plot humor nga përditshmëria e saj, duke ironizuar jetën familjare gjatë sezonit veror.

Përmes një postimi në Instastory, ajo ka treguar se të kesh bashkëshort këngëtar nuk është gjithmonë aq ideale, sidomos në verë kur angazhimet artistike janë në kulm.

“Ore s’është fare qejf ta kesh burrin këngëtar, sidomos në verë. Kur të gjithë ikin në plazh familjarisht, ti rri pret me durim dhie mali të mbarojë koncertet deri në shtator. Katastrofë”, shkruan Sara me nota humori.

Moderatorja e ka çuar më tej batutën, duke “këshilluar” vajzat që duan pushime të qeta buzë detit:

“Martohuni me financier ose dikë që punon në bankë nëse ju pëlqen deti.”

Megjithatë, gjithçka duket të jetë thënë në formë shakaje, duke reflektuar realitetin e artistëve gjatë verës, ku koncertet dhe eventet janë të shumta dhe koha për pushime bëhet më e kufizuar.

Në një tjetër postim, Sara ka treguar edhe anën tjetër të medaljes, duke publikuar një video të bashkëshortit të saj, këngëtarit Bardhi, gjatë një koncerti ku publiku këndon së bashku me të.

“E mirë mirë se dhe e lëna vetëm ja vlen”, ka shkruar ajo me humor, duke e shoqëruar me një emoji zemër të bardhë.

Postimet e saj janë pritur me reagime pozitive nga ndjekësit, të cilët kanë vlerësuar sinqeritetin dhe mënyrën gazmore të të treguarit të përditshmërisë.

Sara Gjordeni ankohet për martesën me Bardhin: Katastrofë të

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.